'U qetësova shyqyr'/Ç'ndodh me trajtimin e një pacienti me COVID në shtëpi, nga '127' deri te heqja e uniformës me kujdes nga mjekët/ Procedura hap pas hapi (VIDEO)

TIRANË- Mjekët janë heronj të ditëve të sotme dhe kjo video e tregon më së miri. Në këtë video, tregohet hap pas hapi rrugëtimi i një mjeku në ndjekjen e pacientit që ka shfaqur simptomat e COVID-19. Është vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka shkuar për vizitë te një paciente e cila ka vështirësi me frymarrje.

E gjitha nis me një telefonatë në Urgjencën kombëtare 127, ku pacienti jep të dhënat kryesore mbi simptomat që ka shfaqur dhe më pas i merret adresa e shtëpisë.

Në rreth 7 minuta pamje, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, jepen me detaje të gjitha proceset,  që mbyllen me zhveshjen nga uniformat anti-COVID, që duhet bërë me kujdes, për të mos u infektuar. Kjo procedurë ndodh me të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbim në banesë.

Ashtu si kurse e kanë përsëritur disa herë ekspertët, asnjë pacient i cili është prekur me COVID nuk duhet të marrë ilaçe pa u konsultuar me mjekun. Marrja e ilaçe bazuar mbi eksperienca të ngjashme me të afërmit apo konsultave me farmacistin, është e dëmshme dhe sjell pasoja të kundërta për shëndetin e çdo pacienti.

Për marrjen e shërbimit në shtëpi, por jo vetëm, edhe në spitale, është rritur koha e pritjes nga ana e qytetarëve, fakt i cili është pranuar edhe vetë nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kjo për shkak të fluksit të shtuar, e megjithatë, bluzat e bardha kanë vënë theksin se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë trajtimin e duhur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 30/11/2020 08:18

    Emigranteve te shkrete i mbeti mendja se si do ja bejne per te votuar por ja qe dhe kjo çeshtje u zgjidh Kushedi se sa i madh do jete fluksi tani tek e Albania.

    Përgjigju
  • edi: 30/11/2020 08:01

    Nje video alla Rama e Veliaj.Perse mjeket paskan shkuar me nje kameraman ne kete shtepi apo qe ti mbushin mendjen popullit se shihe çfar bejne keta herojte e juaj.Ne e dime mire se si funksionon kur mjeku te dergon te besh nje tampon tek privati apo dhe nje skaner ku e para kushton 100 £ dhe e dyta mbi 200 £,ku bombolat e oksigjenit shiten nga 1000 £ e ku nje ampule kortizon kushton nga 15-40 £.Turp per ju mashtrues ordiner bashke me ata herojte e juaj qe perveç se mjeke ose kane farmacite private ose jane te lidhur me keto dhe te adresojne gjithmone atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi