U qëllua me armë sa doli nga shtëpia në Vlorë/ 27 vjeçari telefonoi policinë, identifikohet automjeti i autorëve: S'kam asnjë konflikt, s'pashë kush më qëlloi

VLORË- Policia ka marrë një telefonatë nga 27 vjeçari Mero Ferraj, banues në Vlorë, i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Burime bëjnë me dije se dy persona kanë ruajtur personin në banesë dhe më pas 27 vjeçari ka tentuar që të dalë nga shtëpia. Sapo ka dalë Ferraj, një automjet ka qëndruar para shtëpisë dhe ka nisur që të qëllojë me armë.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëmtime materiale tek një makinë tip "Polo", ku plumbat i kanë thyer xhamat. Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, teksa 27-vjeçarit Mero Ferraj ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë dhe se nuk i ka njohur personat që e kanë qëlluar.

Dyshohet se 27 vjeçari, i cili është nipi i një biznesmeni të ndërtimit është monitoruar dhe më pas i kanë bërë pritë.

Burime për Report TV, bëjnë me dije se kamerat e banesës kanë filmuar automjetin e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vëzhgohen kamerat, si dhe po vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1603173049_1603172510banesa.jpg

Banesa dhe policia ne vendngjarje

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Detaje nga atentati në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: S'kam asnjë konflik, s'pashë kush më qëlloi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentatit mbrëmjen e djeshme në lagjen "Partizani". Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, teksa 27-vjeçarit Mero Ferraj ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë dhe se nuk i ka njohur personat që e kanë qëlluar.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O pasha o mbret: 20/10/2020 18:20

    Ky e ka inskenuar vet, ka nerezit e tij ne amerik dhe do te iki vet, para tre vjetesh dogji dhe makinen gjasme ja dogjen. Eshte i talentuar kania

    Përgjigju
  • prengaNY: 20/10/2020 08:27

    kaja mor içatnon, ka marr fund içaj ven. e kan pushtue hajvanat me kravat e spinelat me q7. asht bo alltija si cakmak, e mbajn tan nxhep.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete