U restaurua 6 muaj më parë/ Shkëputen masivët e betonit nga ura në Fushë-Krujë! Banori: Këtë gurin dy burra nuk e mbajnë dot (VIDEO)

FUSHE-KRUJE- Ura e mbikalimit në fshatin Luz në autostradën Fushë-Krujë-Milot ka pësuar dëmtime e për pasojë janë shkëputur disa masive betoni, duke bllokuar kalimin e automjeteve për banorët e fshatit Luz.

Ky dëmtim ka rrezikuar edhe këmbësorët që kalojnë çdo ditë poshtë kësaj ure, në veçanti fëmijët e shkollave.

"Kalojnë kamionet. Kemi lajmëruar policinë bashkiake, nuk është bllokuar. Ajo pjesë betoni rrezikon jetën e banorëve. Nuk e kuptoj. Kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë urës. Kët urë kemi. Kjo është restauruar para 6 muajsh. Kemi hequr inertet, sot kanë rënë të tjera. Këtë gurin po të bëhen dy burra nuk mund ta mbajnë. Ka ditë që është shfaqur", shprehet një banor.

Ky segment rrugor u rikonstruktuar 6 muaj më parë, ndërsa tashmë për të këtë problem janë lajmëruar të gjithë intstitucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Transporteve e cila ka bërë inspektimin e saj, por ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për restaurimin e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit