U rizgjodh kryetare e LSI, Kryemadhi falenderon anëtarët: Pjesëmarrja në zgjedhje një sfidë e fituar! Do t'u ofrojmë shqiptarëve shpresën (VIDEO)

Pasi u rizgjodh kryetare e LSI, Monika Kryemadhi, teksa e ka quajtur pjesmarrjen në zgjedhje për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, një sfidë të fituar, ajo sot ka mbajtur një konferencë me anë të së cilës ka falenderuar të gjithë anëtarët e partisë që e kanë votuar.

Gjatë fjalës falenderuese ajo ka deklaruar se prej kohës kur mori në drejtim partinë u përball me shumë sfida, të cilat tha se i kaloi me sukses. Sërish sot Kryemadhi premtoi se do të vazhdojë ta bëjë LSI-në një parti më të fortë dhe me dyert e hapura për të gjithë shqiptarët, dhe se do të sjellë shpresën për qytetarët, duke larguar qeverinë Rama, të cilën e quan "pseudorilindase".

"Nuk gjej dot fjalë që t’iu shpreh nderimin dhe mirënjohjen që kam për të gjithë, por me zemër dua t’iu them. Dua t’iu falënderoj për gjithë përkushtimin, për gjithë vendosmërinë dhe rezistencën, për qëndresën shembullore, por edhe për të gjithë respektin dhe dashurinë që ju më falët në zgjedhjet e 21 nëntorit, të ditës së shtunë, me një anëtar një votë, në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje ishte një manifestim i shkëlqyer solidariteti dhe besimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një mesazh përgjegjësie dhe angazhimi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është tashmë një sfidë e fituar, së pari me vetveten në një proces rindërtimi e vetëpastrimi, çka më bën mua sot, kryetaren më të nderuar, sepse kam nderin që të kem në krah njerëz të ndershëm, jo vetëm në partinë tonë, por njerëz që punojnë më përkushtim dhe e duan vendin e tyre. Ndaj ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Prandaj dua me dorë në zemër edhe njëherë të them FALEMINDERIT LSI! Sot është vetëm fillimi. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që na presin, por ne jemi mësuar tashmë me vështirësitë, sepse ato kanë qenë sfida jonë, sepse ne prandaj jemi bashkë që të fitojmë mbi të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI-së. Dhe që të fitojmë mbi vështirësitë, ne duhet t'u ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që u mungon, atë shpresë e cila i është grabitur dhe vrarë nga qeveria pseudo rilindase.  Ne do të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndjehet ë Shqipëri si në shtëpinë e tij", tha Kryemadhi.

Të qenurit një grua drejtuese e një partie politike, Kryemadhin e bën dhe më shumë krenare, dhe këtu u ndal duke dhënë mesazhe në mbështetje të figurës.

"Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë mua një grua e cila është drejtuese e një partie politike. Unë dua të dëshmoj se gratë jo mund, por dinë të drejtojnë dhe dinë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që kalon çdo lider politik. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre çdo ditë dhe në një mënyrë më të plotë se kushdo tjetër. Gratë dinë të udhëheqin familjet e tyre, dinë të edukojnë fëmijët e tyre. Ato ditë të jenë edhe udhëheqëse të zonja, prandaj është e nevojshme që të kemi sa më shumë gra dhe vajza në politikë, në mënyrë të tillë që ato të jenë drejtuese për t’u përballur me sfidat dhe për të zgjidhur problemet që u kanë dalë shqiptarëve sot, në këto kushte mjaft të vështira.

Ne u krijojmë mundësi të rejave dhe të rinjve tanë. Ne u krijojmë shkollim të mirë dhe cilësor, në mënyrë të tillë që ata të gjejnë një vend pune të mirëpaguar, një vend pune në tregun e punës, në të cilin paguhen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë. Ne u krijojmë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë për të qenë qytetarë dinjitozë në shtëpinë e tyre që është Shqipëria, si çdo qytetar europian.

Unë e mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishim dalë në opozitë. Na është dashur të përballojmë sfida e vështirësi të mëdha. Por falë mbështetjes tuaj, falë angazhimit tuaj, ne ia dolëm. Ia dolëm duke fituar sfidën e parë me veten tonë", tha ajo.

Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, dje tha se Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë kështu me 96.3% mandatin e dytë në krye të kësaj partie. Sipas Cakës votat kundër Kryemadhit ishin 1302, ndërsa 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Në zgjedhjet morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Cakës referojnë se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 23/11/2020 18:05

    Oj Nafije hundekali i leshitlikes, jarebi o zot te rente panuklla tek hunda e kalit, po fare e keqe paske qene. Po si s'tu mbyll ajo goje o tu mbyllte e mendjes jarebi , o gruaja me gojepiset e planetit qe do ikes per lesh dhije me 25 prill, aq urrejtje kane shqiptaret per ty.

    Përgjigju
  • st.damian: 23/11/2020 17:43

    Jam nje nga shqipetaret qe nuk shpresoj asgje prej partise se familjes Meta & Kokemadhi. Kush shpreson tek ju vdes duke dhjer.

    Përgjigju
  • ali asllani: 23/11/2020 16:47

    Po jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve koha është e maskarenjve por Atdheu i Shqiptarëve.

    Përgjigju
  • socialisti: 23/11/2020 15:34

    do ta shohim me bushter sa do e kesh fuqine me 25 prill qe do shkatrohesh ti dhe ai kryehajduti rropqiri ilir meta kokeshtanga me gjith orgjite tuaja me ato deputete kalama qenkeni rropte ku ti keni si parti

    Përgjigju
  • robi: 23/11/2020 15:23

    Deklarate qesharake e Nafije dybekut hundekalit. Particka e shaleve te hapura dhe e ministrave dhe drejtoreve superhajdute kerkon rikthim ne pushtet. Kurre me sharebajgat e haremit te Jales ne pushtet. Truri i Nafijes tani pas operacoonit te bajameve punon 3 pra ka ikur per lesh, flet mrroklla, fjale pa lidhje, intelekti zero, karizma zero.shkofte ne te s'emes gruaja me gojepiset e planetit.

    Përgjigju
  • LORA: 23/11/2020 14:26

    Nuk do qe te mesoje,rrygacja me nje cizme,se sfdat nuk fitohen ne particken familjare por ne mexhlisin e qytetarise shqiptare. 25 Prilli 2021 po afrohet,,,per ti dhene perfundimisht derrmen hordhise kusare dhe antishqiptare te lesh-e-lizmit te integrum. Mezi pres zhdukjen nga ligjerimi publik i kadavrave te tilla morale.

    Përgjigju
    • tosi: 24/11/2020 08:21

      tek particka e Nafijes shume shpejt do antarsohet dhe Lymi Nurijes se bregut lumit se Nafija do e punesoje shef pastrimi te haremit te Jales.

  • goni: 23/11/2020 14:16

    zgjedhje pa kundershtar ...dhe akuzojne dullen masnej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme