U rrëmbye 20 m nga dera e shkollës ditën e lindjes (Historia e Xhevair Gezdarit në 'Pa Gjurmë''

Sot ai është 35 vjec. Ishte ende një i mitur kur u rrëmbye në sy të shokëve dhe stafit pedagogjik nga përtej kangjellave të shkollës. 12 vjecar asokohe doli që në mëngjes nga shtëpia kur u nis për në shkollë. I tha motrës se atë ditë pas shkolle do të ikte në dyqan dhe më pas do të kthehej në shtëpi.

Doli ditën që kishte ditëlindjen, këtë 5 prill do të festonte 35 vjetorin. Që nga ajo ditë Xhevair Gezdari nuk do të mundte dot të festonte ditëlindjet e tij bashkë me familjen. Në orën 10 të mëngjesit kur ai ishte shumë pranë shkollës, kur ishte ora e pushimit dhe për pak duhej të futej në klasë ai nuk mbërriti kurrë. 20-metra nga shkolla Xhevairi u rrëmbye nga njerëz të pa njohur.

Kur e motra Avi kthehet nga shkolla dhe pyet nënën se ku ndodhej Xhevairi ajo i pohon se ndoshta po luante me shokët, duke mos ditur asgjë mbi atë që kishte ndodhur. Kaluan 24 orë nga ajo ngjarje dhe asgjë nuk u mësua për fatin e 12 vjecarit. As nga shokët e klasës, as nga vetë mësuesja Miranda. I ati i Xhevairit denoncon humbjen në polici. Që nga ajo ditë, kaluan vite pas kësaj dhe asgjë nuk dihet për fatin e Xhevairit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale