U shkarkua nga KPK, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani

U shkarkua nga KPK, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani

Prokurori Ndini Tavani

Report Tv mëson se KPA ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani. Kujtojmë se Tavani u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

KPA ndryshon vendimin e KPK duke e rikthyer Ndini Tavanin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues i KPA përbëhej nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë.

Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Kujtojmë se Tavani ka qenë në garë për prokuror në SPAK dhe me kalimin e të dyja shkallëve të vetingut me vendimin e KPA ai bëhet automatikisht pjesë e SPAK.

Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla  relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021.

Lista e KLP me 15 kandidatët për SPAK

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 10/11/2021 11:51

    Tani qe u bere pjese e SPAK beji yzmetin jepu shprese njerezve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spiropali opozitës: Dy ‘baballarët’ tuaj bërtasin kundër SPAK-ut, hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat e popullit! Meta doli nga binarët e ‘kafshon’ Dumanin në ekrane

Spiropali opozitës: Dy ‘baballarët’ tuaj bërtasin kundër SPAK-ut, hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat e popullit! Meta doli nga binarët e ‘kafshon’ Dumanin në ekrane