U shkarkua nga vettingu/ Besnik Muçi kërkesë Kushtetueses: Do rri në detyrë derisa të vendosni ju

TIRANE-Besnik Muçi i shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme nuk pranon që të largohet nga detyra duke mos iu bindur vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vettingut. Sot në mëngjes ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese dhe ka dërguar një kërkesë anëtarëve të kësaj gjykate duke u kërkuar që të shqyrtojnë rastin e tij, ndërsa thekson se deri në marrjen e një vendimi do të qëndrojë në detyrë. Ai pretendon se vendimi i vettingut nuk është i mbështetur në referencë ligjore ose kushtetuese. Sipas tij, menjëherë pas betimit të tij në Presidencë ka humbur statusin e magjistratit dhe Kolegji i Apelimit nuk mund ti shtrinte kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses, prandaj duhet të ndalonte procesin. Ai thotë se shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me Kushtetutën.

"Në këto kushte i kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore" deklaron ai. Por Gjykata Kushtetuese është në ngërç dhe koha deri në shqyrtimin e dosjes dhe marrjen e vendimit do të kërkojë kohë, pasi nuk e ka nisur ende funksionimin. Gjykata Kushtetuese pas shkarkimit të Muçit ka mbetur me katër anëtarë.

Besnik Muçi me vendimin e sotëm për të mos respektuar vendimin e Kolegjit që është i formës së prerë, pra duke vijuar punën në Kushtetuese, ashtu sikur deklaron edhe në letrën e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta, ka kryer një vepër penale të përvetësimit të detyrës shtetërore. Neni 246 i Kodit Penal parashikon që “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Letra e Besnik Muçit drejtuar Gjykatës Kushtetuese

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANNA: 22/11/2019 12:56

    SHKO NE SHPI ME TE MIRE O BESNIK

    Përgjigju
  • Agim: 22/11/2019 12:17

    Nuk arrij ta kuptoj pse nuk i eshte prere fleta e arrestit akoma dhe pse policia nuk ka shkuar ta shoqeroje.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 22/11/2019 12:15

    Duhet të presësh tek dera deri sa tē vendosi kushtetuesja,,,mor injorant,,mos na bëj si virgjëresh ,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota