U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti djemtë e ekipeve të volejbollit dhe basketbollit të SK Tiranës, të cilët u shpallën Kampionë në këtë sezon dhe vlerësoi punën e secilit prej tyre, duke i falenderuar për faktin se i sollën 2 kupa të rëndësishme kryeqytetit.

Ai tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë traditën e mirë të shpërblimit të sportistëve që sjellin kupa apo medalje për Tiranën.

“E vlerësoj jashtë mase sakrificën që keni bërë, punën tuaj, përkushtimin për t’u siguruar që sot Tirana është kampion, edhe në volejboll, edhe basketboll për meshkuj”, tha Veliaj. Ai vlerësoi edhe punën që po bëhet me sportistët e rinj, përmes promovimit të volejbollit dhe basketbollit në komunitet.“E çmoj shumë skuadrën elitare të basketbollit dge të volejbollit, por ajo që çmoj më shumë është sporti në komunitet. Më gëzon shumë që shumë prej jush, përtej uniformës së Tiranës, jeni angazhuar me trajnimin e shumë vajzave dhe djemve të vegjël. Ata ndoshta ende nuk e dinë ende nëse do jenë me Tiranën, Partizanin apo Dinamon, nëse do luajnë jashtë Shqipërisë apo jashtë Europës, por fakti që sot përfshihen në sport, kanë përveshur mëngët, janë angazhuar si kurrë më përpara në palestra dhe kampe verore, ma mbush zemrën plot gëzim. Jam vërtet mirënjohës për këtë! E di që nuk është ky thelbi i misionit tuaj, thelbi i misionit është që të sillni këtë kupë në Bashkinë e Tiranës, por unë besoj se është një mision po aq i rëndësishëm”, tha ai.

Veliaj theksoi ekipi që sjell kupë në Tiranë do të vlerësohet përtej mbështetjes së vazhdueshme që bashkia jep për sportin.

“Premtimi që kam dhënë është se do shpërblejmë ata që sjellin një kupë në Bashkinë e Tiranës. Në rastin e futbollit, kësaj here ishte Partizani. Çfarë mendoj unë për Federatën e Futbollit është shumë publike dhe të gjithë e dinë, por nuk jam unë ai që gjykoj. Në finale unë kam thënë: Kush sjell kupë në Tiranë do të shpërblehet. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet tuaja, sepse vërtet dua që të ndihet dora e bashkisë, që përtej mbështetjes së përditshme, vlerëson talentin, vlerëson djersën, vlerëson kupat që sillen në Tiranë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Ai tha gjithashtu se sporti në komunitet, kombinuar me investimet në terrene sportive të bashkisë, duhet të prodhojnë sa më shumë rezultat. Por, hapi i radhës, tha Veliaj, është Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”.

“Kemi marrë disa vendime dhe besoj se ky është ndoshta kampionati i fundit që keni zhvilluar te Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’. Vendimi që kemi marrë është se do bëjmë një modernizim total. Ne duhet të kemi një Pallat Sporti për së mbari. Nuk ka asnjë arsye që ta ketë Shkupi, Podgorica, Beogradi, Sarajeva, Zagrebi, dhe mos ta kemi ne. Ndaj, dua me gjithë zemër që të na mbështesni në këtë projekt. Duam të bëjmë më të mirën për këtë qytet. Ndaj, me të njëjtën filozofi me të cilën dolëm kampion, do të dalim kampion edhe në investime,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët