U shtrua te 'Shefqet Ndroqi' pas komplikacioneve me COVID-19, Enver Roshi dërgohet për kurim në Turqi

Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi është dërguar në Turqi  për trajtim mjekësor pasi u infektua me COVID-19 dhe pati komplikacione të sëmundjes.

Report TV mëson se nisja e tij u bë mbrëmjen e djeshme pas probleme që ai pati me mushkëritë.

Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik dhe dy ditë më parë ai u shtruar në spitalin COVID 2 "Shfeqet Ndroqi" pas problemeve që i shkaktoi virusi, ku po trajtohej me oksigjen.

Mbrëmjen e djeshme u vendos që të dërgohej në Turqi pasi kishte komplikacione me mushkëritë.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve nëpër zonat turistike në vend?

Komento

Komente

  • Adi: 01/08/2020 01:57

    Ore,coni ndonje popull te thjeshte ne Turqi ,jo vetem biznesmene e deputete,se po vdiq populli,biznesi s'ka ku shet kurse deputetet s'ka kush i zgjedh...!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 01/08/2020 01:38

    Covidi nuk eshte shaka,sot CNN tregojti per nje vajze te re qe I bene transplant te te dy mushkerive qe ia demtoi virusi.Deputetit I urojme sherim dhe shpresojme te jete me I vetedijshem per sakrificat qe ben populli per sherimin e tij.

    Përgjigju
  • Sofina: 31/07/2020 18:09

    Si kryetar i komisionit te shendetesise zoteria ne fjale e di shume mire ne ç gjendje eshte shendetesia. E kane per gjynah te investojne. Kurse aty ku vidhet e bejne 1 km rruge 20 mil eur. Mjere ky popull qe ka mafien ne pushtet.

    Përgjigju
  • Tirona: 31/07/2020 14:48

    Sherim te shpejte dhe mbas sherimit duhet qe "OFL" ti dergoje formularin se kush i mbuloi shpenzhimet e mjekimit. nese jane nga llogaria bankare e tij eshte ne te drejten e tij te mjekohet jashte, ne te kunderten , nese shpenzhimet perballohen nga te tretet ai duhet te japi doreheqjen .

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2020 14:44

    Në Turqi të baba Erdonan, Kjo është tradhëti kombëtare ndaj popullit tënd o Edi Rama...Vlera e popullit është zero për ju milionerat mafioz...

    Përgjigju
  • Sela: 31/07/2020 14:22

    Fukarai ngrodh nga mjeksia shqiptare ndersa politikanet nisen jasht shtetit per kurime.Vazhdoni e votoni,rroft partia. Dhe ky ardht ne atdhe me 4 derrasa

    Përgjigju
  • Bledi: 31/07/2020 11:56

    I qofte dheu I lehte.ky eshte edhe kryetar I komisionit te shendetesise.

    Përgjigju
  • Fytyra e vertete e qeverisjes: 31/07/2020 11:21

    Kjo tregon qe per popullin e thjeshte eshte sanatoriumi me infektivin per te vdekur pasi nuk ndodhen aparaturat e fundit qe mund te shpetojne jete pasi me te rendesishem jane tenderat e rrugeve se pajisjet e mjekesise. Deputeti, ministri, kryeministri megjithese paguajne njelloj taksa si ne , madje dhe nuk paguajne...Me taksat tona mjekohen jashte, zoti Enver Roshi eshte shume njeri i respektuar dhe i nderuar e meriton te jetoje por edhe ata qe kane vdekur meritonin te jetonin...

    Përgjigju
  • Jorgo: 31/07/2020 10:29

    Hapja e listave gjeja e duhur dhe e nevojshme

    Përgjigju
  • Ariu: 31/07/2020 10:26

    Ketij sherim te shpejte se jete njeriu eshte, por kjo qe ben qeveria duke e derguar ne Turqi eshte fyese per shqiptaret dhe duhet te reagohet! Ky deputeti nuk eshte me keq se 100 e kusur te tjeret qe kane vdekur dhe jane duke vdekur ne ate spital nga e njejta semundje. Ky diferencim tregon me se miri maskarenjte e vertete qe na drejtojne! Mbase e provojne ne lekuren e tyre!

    Përgjigju
  • artur: 31/07/2020 10:03

    si gjithmone mjaton te jesh deputet dhe do te behet cdo gje per ty! DMth nuk e njoh zoterine dhe uroj qe te sherohet sa me shpejt. Por ama nuk mund te mos veme re pabarazine ne trajtim midis qytetareve te thjeshte dhe deputeteve.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë, arrestohen edhe 4 persona të tjerë në Tiranë