U skualifikua nga festivali i RTSH
Xhesika Polo: 5 anëtarë të jurisë...

U skualifikua nga festivali i RTSH<br />Xhesika Polo: 5 anëtarë të jurisë...<br>
Këngëtarja e re Xhesika Polo ka reaguar në profilin e saj në ‘Facebook” pas skualifikimit në gjysmëfinalen e festivalit të 56-të të RTSH.

Polo shkruan se juria vendosi që ajo të mos jetë pjesë e finales me këngën “Përjetë”, e cila sipas "u vlerësua në mediat e huaja ndërsa këtu në Shqipëri u deshën 5 anëtarë të jurisë për të ma ndërprerë rrugëtimin". “Nuk kam pse të tregohem modeste faktet flasin vetë, kam 5 vlerësime në Këngën Magjike, mijëra njerëz vlerësojnë dhe besojnë në talentin tim”, shkruan Xhesika.

“Kënga ishte bërë me shumë dashuri nga vëllai im Marko Polo, çdo gjë e kam arritur me pastërti dhe shumë shpirt, kur je përball një episodi kaq të shëmtuar të vjen të qash të bërtasësh të shash por nuk ja vlen”, shprehet këngëtarja. Xhesika Polo nuk mori pikët e nevojshme për qenë pjesë e natës finale të këngës në RTSH pavarësisht talentit dhe zërit të bukur.

x
Reagimi Xhesika Polos

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët