E sorollaten sa në një spital në tjetrin ndërron jetë 53 vjeçari nga Ndroqi! Ngrihet grup pune për të hetuar QSUT dhe Traumën! PD: Krim shtetëror

TIRANË- COVID-19 ka marrë vëmendjen kryesore të autoriteteve shëndetësore në vendin tonë, duke "lënë në harresë" shërbimet për sëmundjet e tjera. Por ky përqendrim i vëmendjes vetëm te virusi, ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin nga Ndroqi, Lutfi Çekirri. Ai denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e "sorollatën" sa në një spital në tjetrin.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit. Kur kanë kaluar dy ditë nga vdekja e 53-vjeçarit, Report TV mëson se është ngritur një grup pune që po heton dy spitalet në vendin tonë. Një informacion i tillë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

"Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet L.Ç, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.  Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetesise siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha  nivelet e kujdesit mjekësor", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lutfi Çekiri te oborri i QSUT para se të ndërronte jetë dhe lajmërimi për vdekjen e tij

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga Partia Demokratike, nëpërmjet ish- deputetes Orjola Pampuri, sipas së cilëvë ky është një tregues se situata ka dalë jashtë kontrolli, duke e quajtur këtë si një krim shtetëtor.

"Shëndetësia është në gjendje kolapsi!  Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.  Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit! I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij. Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror.  Përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve! Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur. Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante!  Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie", tha Pampuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Vdekja e 53-vjeçari/ QSUT: Pacienti ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

Pas hetimeve të nisura nga Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, ka ardhur reagimi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT). Ato shprehen se 53-vjeçari nga Ndroqi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme në këtë spital.

"Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave", njofton QSUT.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllum: 26/10/2020 11:15

    Ne nje vend normal demokratik, te pakten per moral ministri/ja do jepte doreheqjen. Nuk ka lidhje kush e ngriti si shqetesim. Ky eshte fakt, dhe fakt i dhimbshem. Ne nje vend kur transportohen deputet me elikopter per te bere operacione dobesimi, njerezit i thjeshte dergjen rrugeve dhe po aty japin shpirt.

    Përgjigju
  • Doktori: 25/10/2020 22:38

    Krim shteti fix, keta jane te gjithe dotorr te rinj , te denohet edhe Merkek me Trump e Putin. Cfare idiotash jeni or... , po me Nard, Gux e Kaubojsa ca do presesh . Voto PD

    Përgjigju
  • Jam Kush Jam: 25/10/2020 21:38

    ... Ja le te supozojme se keni te drejte, po FOX news pse s’kontaktoi PD dhe ti paguante Lulushka faturat e ta shtronin ne spital privat???? Apo u duhej i vdekur qe te kishin arsye ta nxirrnin per politike??? ... tani fatkeqesi eshte dhe ngushellime familjes ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/10/2020 14:30

    Ah PD-n e mutit ta dhjefsha, janë mësuar kta vdekja e njerzve vetëm sa i knaq apetitet e tyre. Pihhh

    Përgjigju
    • Alb: 25/10/2020 15:40

      Juve ju jane shplar trut tjetri ka humbur jeten per arsye neglizhence nga stafi mjekesor sepse merren vtm me covidin arberi dhe shumica e idioteve merren ps pd.

  • Shqip: 25/10/2020 14:23

    E vrau rilindja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar