Tensionohet situata në Kapshticë, rëndohet gjendja e 3 emigrantëve! Basha: Lërini të hyjnë, karantinojini në Kavaleshencë dhe bëjuni testin

Situata problematike me emigrantët në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës vijon prej ditësh, pasi nuk lejohen të kalojnë pa autorizimin përkatës nga ambasada. Kufiri është mbyllur si pjesë e masave për parandalimin e COVID-19, ndërsa riatdhesimi në këtë kohë do u lejohej vetëm emigrantëve që kishin leje. Ndërsa gjatë orëve të pasdites situata është tensionuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nuk lejojnë kalimin e kamionëve të mallrave.  

Në Kapshticë qëndrojnë ende 50 emigrantë që nuk lejohen që të futen në territorin tonë pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi. Ndërsa në Kakavijë 10 prej 33 shqiptarëve që e kaluan natën mbrëmë në tokën neutrale u ka sosur durimi duke kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në atdhe, por janë kapur nga patrulla e policisë dhe janë gjobitur, ndërsa u shoqëruan në banesë për të qëndruar në vetëkarnatinim për 14 ditë me detyrim. 

Për shkak të temperaturave të ulëta ata u detyruan që të ndezin një zjarr për t'u ngrohur, pasi natën e kaluan jashtë. 6 emigrantë janë kthyer mbrapsht në vendin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa 7 të tjerë janë ende në pritje të hapjes së kufirit. Gjithsej në 24 orët e fundit u është lejuar hyrja në Shqipëri vetëm 10 personave që kishin leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Basha për emigrantët: Lejojini të kalojnë, karantinojini te Kavaleshenca dhe bëjuni testin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që qeveria të lejojë kalimin e emigrantëve që prej ditësh ndodhen në tokë neutrale në kushte të vështira. Ai thotë se emigrantët të transportohen dhe futen në karantinë në Kavaleshencë në Durrës dhe t'u bëhet testi. Për Bashën braktisja e tyre nga shteti është kriminale dhe çnjerëzore.

'Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë. I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale', shkruan Basha

Ora 20:07
Rëndohet gjendja e 3 emigrantëve në Kapshticë

Tre emigrantë të bllokuar në Kapshticë, dy gra dhe një burrë kanë shfaqur probleme shëndetësore. Për këtë është nisur një ambulancë dhe një ekip mjekësor nga Bilishti për t'u ardhur në ndihmë dhe parë nga afër gjendjen shëndetësore të tyre.

Ora 19:34
Mes të ftohtit prej ditësh në Kapshticë, disa emigrantët 'strehohen' brenda makinës së prishur

Emigrantët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës prej ditësh po qëndrojnë në tokë neutrale duke u përballur me të ftohtin dhe shiun. Disa prej tyre janë 'strehuar' në një makinë të prishur që ndodhej aty duke qëndruar brenda për të përballuar kushtet e vështira të motit.

Ora 19:34
'Kam pa ngrënë dhe pa pirë, në të ftohtë prej 3 ditësh', apeli i pensionistit nga Kapshtica

Pensionisti 67-vjeçar Petrit Shaqe, prej tre ditësh vijon të qëndrojë pa ngrënë, pa pirë dhe në të ftohtë në tokën neutrale në Kapshticë, pasi nuk ka autorizimin për të kaluar drejt territorit shqiptar.

"Kam ikur me 29 shkurt në Greqi te vajza se e kisha të sëmurë. Kam 3 ditë, që të premte që jam bllokuar këtu. Jam 67 vjeç, pensionist, me ilaçe e tension dhe nuk po qëndroj dot më. Është ftohtë, bie shi, jam pa ngrënë dhe pa pirë prej 3 ditësh. Nuk kam se çfarë të bëj, këto në kufirin shqiptar nuk më qasin", shprehet për kamerën e Report TV pensionisti, i cili është nga Korça me banim në Tiranë.

Ora 18:58
Tensionohet situata në Kapshticë, emigrantët e bllokuar nuk lejojnë kalimin e kamionëve

Është tensionuar situata në pikën kufitare të Kapshticës, ku 50 emigrantët e bllokuar aty prej ditësh nuk kanë duruar më dhe kanë bllokuar kalimin e kamionëve, me shpresë se thirrjet e tyre për të hyrë në territorin shqiptar do të dëgjohen dhe do të lejohen të kalojnë.

Të moshuar, gra dhe fëmijë janë bllokuar në tokë neutrale në pamundësi për të kaluar pasi nuk zotërojnë një autorizim të tillë nga ambasada shqiptare në Greqi.

Ora 17:09
Meta apel emigrantëve të respektojnë kushte e emergjencës! Kërkesë qeverisë: Mos braktisni qytetarët

1585809260_Meta2.jpg

Situata e vështirë e krijuar me emigrantët në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës  ka bërë që Presidenti Meta t'i bëjë apel qytetarëve  që të respektojnë kushtet e emergjencës të imponuara nga pandemia e koronavirusit, por ka kërkuar dhe nga autoritete përgjegjësisë që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë pasi është detyrim kushtetues që shteti të mos braktis qytetarët e vet.

"Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë. Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës ", shkruan Meta.

Ora 17:06
Bllokimi i emigrantëve në kufi, PD: Krim, po shkelen të drejtat e njeriut dhe e konventave ndërkombëtare

1586099292_pd.jpg

Bllokimin e emigrantëve shqiptarë në tokën neutrale në Kakavijë dhe Kapshticë, pasi nuk kanë autorizimin përkatës për të kaluar kufirin, është cilësuar nga Partia Demokratike si 'krim dhe shkelje e të drejtave të njeriut  dhe e konventave ndërkombëtare'.

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu shprehet se qeveria shqiptare po kryen një krim me shqiptarët e braktisur në kufirin grek.  Ai e cilëson bllokimin e emigrantëve shqiptarë në kufi si eksperimentim të rëndë humanitar me sjellje anti-njerëzore dhe anti-ligjore.

"Rasti i qytetarëve tanë të lejuar të kalojnë nga shtetet fqinje dhe të bllokuar nga qeveria e tyre është një nga precedentët që e drejta ndërkombëtare do të trajtojë e fiksojë në listën e shkeljeve brutale të kësaj të drejte nga një shtet si Shqipëria. Theksoj se nuk po flasim këtu për mos-organizim misionesh ri-atdhësimi nga ana e qeverisë, por për t’i lejuar të drejtën Shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në kufi me mundësitë e tyre, të hyjnë në tokën e tyre. Ky mohim, konsiderohet nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare si krim", shkruan Kashahu.

Në fakt bllokimi i emigrantëve ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të vendosura nga qeveria për të ulur rrezikun e  infektimit me koronavirus. Qeveria ka theksuar disa herë se qytetarët që do të riatdhesohet do të kontaktohet nga ambasadat shqiptare nga vendet përkatëse dhe do të pajisjen me leje për të udhëtuar. Kush nuk ka leje nuk mund të lëvizë dhe të kalkojë kufirin, ka qenë urdhër i prerë i kryeministrit Rama deri në përfundim të luftës, por që nuk po respektohet nga emigrantët që vijnë nga Greqia përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Statusi i plotë i Arben Kashahu

Një eksperiment të rëndë humanitar dhe ligjor po kryen me Shqiptarët e bllokuar jashtë traut të kufirit, qeveria e Shqipërisë. Kushtet çnjerëzore të qytetarëve tanë në kufi, të mbushin me revoltë njerëzore, kombëtare e ligjore. Pamjet e qytetarëve tanë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, të lënë në kushte primitive, janë prova e sjelljes anti-njerëzore dhe anti-ligjore e qeverisë ndaj qytetarëve të saj. 

Është eksperiment i rëndë humanitar, bllokimi i kufijve për shtetasit tanë nga qeveria duke I ekspozuar ato ndaj përballimit të kushteve të vështira ambientale në një kohë shumë të gjatë, dhe rrezikuar jetën nga paushqyerja, të ftohtët, pa ndihmë mjekësore, si të ishin robër lufte. Edhe ndaj këtyre të fundit do të duhej të tregohej më shumë humanizëm sipas këndit tim. 

Është një eksperiment i rëndë ligjor, sepse e drejta për t’u kthyer në vendin e tyre “The Right of Return” është e saksionuar në një numër të madh konventash ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë. Kujtoj këtu nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR); nenin 12, pika 4 te Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Politike dhe Civile (ICCPR); nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës; nenin 5 pika d, të Konventës për Eliminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit; dhe nenin 20 të Rregullores së Hagës.

Rasti i qytetarëve tanë të lejuar të kalojnë nga shtetet fqinje dhe të bllokuar nga qeveria e tyre është një nga precedentët që e drejta ndërkombëtare do të trajtojë e fiksojë në listën e shkeljeve brutale të kësaj të drejte nga një shtet si Shqipëria. Theksoj se nuk po flasim këtu për mos-organizim misionesh ri-atdhësimi nga ana e qeverisë, por për t’i lejuar të drejtën Shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në kufi me mundësitë e tyre, të hyjnë në tokën e tyre. Ky mohim, konsiderohet nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare si krim!

Ora 09:51
Të moshuar e të sëmurë! Në Kapshticë 50 shqiptarë e kaluan natën jashtë

Emigrantët në Kapshticë

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 24 orë rreth 50 emigrantë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale në doganën e Kapshticës. Midis tyre të moshuar dhe persona të sëmurë. Qëndrimi gjate orëve të mbrëmjes ka qenë tepër i vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut. Të mbledhur në grumbuj ata kanë kaluar natën rreth zjarrit që e ndezën për ngrohje.

Emigrantët nuk mund të hyjnë në Shqipëri sepse nuk kane  autorizimin përkatës, ndërsa sa i përket rikthimit në Greqi personave që iu ka mbaruar afati i lejes së qëndrimit nuk mund të rikthehen, kurse ata me leje qëndrimi të përhershme mund të rikthehen. Një pjesë e tyre kanë mundësi të rikthehen po kanë zgjedhur të mos e bëjnë. Megjithatë kalimi drejt atdheut është i pamundur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PSisti: 06/04/2020 13:16

    Aty te rrini si qente jeni te gjithe PDista dhe do ti jep I vote saliut

    Përgjigju
  • Aty te rrini si qente: 06/04/2020 02:30

    Nuk e moret vesh qe eshte mbyll kufiri ? Te harxhojm lek te ju bejm testet juve ! Ikni te shpija lulushit

    Përgjigju
  • Lani: 05/04/2020 22:17

    Ja i futen ne karantine e i bene kontrollin po me ata te tjeret qe do vijne? Ku t’i fusin ata qe do ndjekin shembullin e tyre e qe tani do jene me qindra sepse jane mbyllur vendet e punes?

    Përgjigju
  • Emigranti I revoltuar: 05/04/2020 21:50

    Keta emigrante duhet te jene te organizates KRIMINALE te RILINDJES qe te hyne ne shqiperi dhe keta te shkrete konsiderohen Per RILINDJEN VOTA ME SHUME PER OPOZITEN KJO ESHTE ARSYJA PSERAMA U KA MBYLLUR DEREN EMIGRANTEVE

    Përgjigju
    • shqupist i revoltuar: 05/04/2020 22:34

      shume i zgjuar qenke.sic duke fle zbuluar patndaj je i zgjuar.mendo pasojat o kafshe/.??nuk ka njeri qe nuk i vjen keqe per ta,por mendo sikur te dynden te gjithe o i zgjuar...ai plaku gjynah,por ishte te cupa dhe iku/.??pse??e ndoqi?? ishte jashte??/nuk e dinte gjendjen??nuk edinte qe shteti ka ligj??nuk e dinte qe kufiri eshte mbyllur?/?si qarkulloi brenda greqis duke e ditur qe nuk leviz kollaj...prandaj para se te beheni te zgjuar zgjohuni nga gjumi njeher pastaj flisni

  • Emi: 05/04/2020 21:27

    Nuk ashte naj qudi politika shqiptare e ka trarthtu popullin per 30 vjete.

    Përgjigju
  • Lighi: 05/04/2020 21:24

    Jane mbyllur kufijte?Keta e dinin shume mire qe jane mbyllur,por nuk dine se çfare quhet respektim ligji sepse ka 30 vjet qe nuk ka ligj,por maliq Me mire te vuajne 50 vete dhe te shpetojne 2 milion te tjere,nderkohe mesojne dhe fjalen ligj

    Përgjigju
  • meri: 05/04/2020 20:26

    Nuk mund te trajtohen ne kete menyre bashkatdhetaret tan,qeveria eshte e detyruar te shkoje ti mari,dhe ti çoj ne karantin,e jo ne shtepi.

    Përgjigju
  • poli: 05/04/2020 19:17

    HIPNI Brenda ne kamion,,si ata qe duan te shkojne ne angli,,,hajde shqiperi ta marrsha te keqen,,u bere angli….

    Përgjigju
  • asl: 05/04/2020 17:39

    Gabim qe nuk i lejuan.Ti çonin direkt per karatine 14 dite pastaj ti linin te lire ,por jo ti lene jashte.Gabim trashanik.Duhet te jene me te matur nga ana e qeverise.

    Përgjigju
    • Tonini: 05/04/2020 20:03

      Po sikur te ju hipin dhe tjer makineve e te nisen per shqiperi ??? Si zgjidhet ??

  • Tani: 05/04/2020 16:46

    Shqiptaret me banim ne Greqi nuk kane nevoje per shendetsine tone falas ata qe kthehen Jane hallexhinj qe ikin me 3mujore qe babai kombit u mbyll kufirin. Prandaj mos shani dhe ofendoni kot hallexhinjt qe kthehen ne kembe maleve. Mos kini frik nuk ha mortja mut nuk ju gjen gje.

    Përgjigju
    • Taulant: 05/04/2020 17:19

      Te gjithe kemi ngelur jashte Shqiperise, sepse nuk deshem ta linim vendin ku punonim kur na u tha qe deri ne kete date do jene hapur kufijte dhe e morem lehte se kjo pune do zgjase maksimumi 2-3 jave. Por ama une nuk po leviz te vij ne kufi dhe te bej si qurrash aty, sepse nga njera ane neglizhova kur m'u tregua qe do mbyllej kufiri per 48 ore, nga ana tjeter mendoj se po shkova ne shtepi tani mund te ekspozoj familjen ndaj ndonje virusi te mundshem. Kjo politika e PD-se eshte politike kurve. Deri dje akuzonte pse qeveria nuk i mbylli kufijte qe ditet e para qe plasi ne Itali (ku presupozohej do ngelnin plus dhejtra mijera shqiptare te tjere jashte), ndersa sot po u qahet xhani per keta qe e dinin qe do u mbyllej kufiri, por thane por rrime edhe nja 2-3 jave te mbledhim portokalle sa te na skadoje 3 mujorshi. I kemi njerez te gjakut tone edhe ata qe rrine ne kufi, por ama rregulli eshte rregull.

  • Drita: 05/04/2020 15:42

    Keto jan shqiptar qe punojn e jetojn ne Greqi dhe jo te ngelur andej.Tani qe jan mbyll fabrikat thon hajde shkojm bejm pushime ne Shqiperi.Per dijeni te ktyre komentuesve Berishian ne Itali nuk lejohen te krhehen ne shtepi as ato qe jetojne ne veri per arsye pune dhe duan te kthehen ne jug tek familjet.Shteti ti gjobis dhe ti kthej mbrapsh se kshu do behet deti kos dhe gjith do dynden ne kufi.Ateher dhe gjith ato qe jetojn ne Itali do dynden ne Shqiperi se jan mbyll fabrikat.Nese Basha dhe plaku Mere i do,le ti marrin ne vilat dhe pallatet e tyre e ti futin ne karantine.Qarkullimi i njerzve do thot dhe qarkullim virusi o te mallkuar.Mos beni patriotin kur nuk ja keni iden cfar esht ligji dhe rregulli

    Përgjigju
  • Sara: 05/04/2020 15:09

    Mos levizni i kafsh,rrini atje ku jeni.Nuk perballon dot Shqiperia te sillni dhe virusin nga jasht.Rrini atje ku jetoni,mendoni sikur miliona shqiptar qe jetojn ne bote te dyndeshin ne Shqiperi sic po beni ju.Kto lexuesit qe na bejn si patriot nuk ja kan iden gjendjes se luftes.Para se te flisni o injorant ta dini qe kto nuk jan familje qe kan ngel andej por familje qe jetojn andej e vijn me pushime kendej se i jan mbyll fabrikat.Policia duhet tu heq lejet per tu kthyer ne Greqi ktyre kafshve kur tu mbushet mendja atyre.Jo gjoba po shqelma e mbapsh ne shtepit e tyre

    Përgjigju
  • Adi: 05/04/2020 12:56

    Mir te ju behet o plehra me makina me targa greke e me letra greke nuk lejohet te vini ne Shqiperi. Po dikur te kthehen te gjith si do I kontrollojm ?? Shtetet Tjera dhe ne ketu ne shqiperi nuk po levizim dot nga qyteti ne qytet e ju do vini nga greqia ! Aty te rrini plehra

    Përgjigju
    • O arjan: 05/04/2020 16:15

      O injorant ku e shikon qe kthehen nga halli ? Jan te gjith me makina me targa greke . Po sikur te fuan te kthehen te gjith qe jan ne greqi e itali ku ti cojm si kontrollohen ? Apo ti sjellim te jotam ? Gjith shtetet e botes nuk kan shans te levizin nga qyteti ne qytet e jo si keto kok palaret qe u hypin makines e dun te vin ne shqiperi per pushime

    • Ardjan Hoxha: 05/04/2020 14:09

      Pleher je ti.kush shtet I botes I le jasht njerzit e tij ata nga halli vijn se Nuk Kan cfar te ham se u mbyllen dhe atje punet Po ti dhe CA te tjer so ti Jan plera qe mban kjo tok .Po te ishte vellai jot babai jot te rrinte me ate te ftoht do flisje keshtu

  • Bilal: 05/04/2020 12:23

    O sa mire me qen shqiptar...

    Përgjigju
  • Shkurte Balloku: 05/04/2020 11:41

    Aman qa shteti jemi o zot?po si nuk u lejoka shiptari me ardh ne vend te vet.haram ju qoft mundi i shiptareve nder vite.ska virus qe na mposhte ne.do tja dalim gjithmone pavarsisht qeveritarve QE kemi

    Përgjigju
  • paradoks: 05/04/2020 11:17

    "lasgushi" gjurmon cdo "te dashur" te tij aneknd planetit, nga amsterdami-pataya, kurse ... hahahaha...

    Përgjigju
    • Jurgen: 05/04/2020 19:19

      Ja dhe tufa e gomereve qe ben te zgjuarin. O paradoks o hajvan,Lasgushi ishte per njerzit qe kishin ngelur rrugeve. Ketyre u jane mbyllur punet,dhe thone o burra te ikim ne Shqiperi. Po kaq tru ke ne koke ti,nuk ke kapacitet truri te kuptosh qe keta ne fillim i bejne gjemen familjes,fshatit,qytetit apo krejt vendit. Kuptove o idiot?

  • dulja: 05/04/2020 10:49

    dhe gjithe bota rri ne shpia ju s;rrini ne vende nuke e shikoni situaten oooo

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/04/2020 10:44

    Ore si ka mundesi jorgjete udhetojne ne keto kohe? Nuk e kane marë vesh c behet? Jorgjete të rrinë ne atdheun e tyre ne Jorgjeri dhe të mos vine ketu se do na semurin. Kaq e thjeshte eshte! Përse udhetojne?

    Përgjigju
  • Ledia: 05/04/2020 10:35

    Ka ndihmuar çdo familje në nevojë, pa dallim bindjesh politike!

    Përgjigju
  • Xhemal alldervishi: 05/04/2020 10:18

    Pa lidhje ata jan shqiptar si mund tè pengohet njè shqiptar tè futet nè shqipri qoft dhe i sèmur pa hyr nè detaje nuk èsht e drejt qytetarèt duhet tè konsultohen me njè avukat tè hedhi shtetin nè gjygj tè marin dèmshpèrblimim pèr diskriminimin qè i kan bèr

    Përgjigju
    • O xhemal: 05/04/2020 13:03

      O injorant a din ca flet ? Vendet tjera po dolen ne rrug ju ven gjoba e keto dun te vin ne ket koh nga greqia ne shqiperi ! Po sikur te ju teket gjithce te kthehen si kontorllohen ? Bota nuk po i le te dalin nga shpia e jo me te bejn keto levizje . O xhemal katunari

    • trapi: 05/04/2020 12:53

      tallin trapin me njerzit na nje thes miell qe shperndanin për fushata elektorale nje thes miell dy vota ! tani nje kile oriz dy domate dhe Një trangull të rroj partia

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin