Iu besua Berati, Bledi Çuçi i dorëzon detyrën si drejtuese e Gjirokastrës Mirela Kumbaros: Vijoj të jem deputet në këtë qark, do adresoj problematikat

Iu besua Berati, Bledi Çuçi i dorëzon detyrën si drejtuese e Gjirokastrës Mirela Kumbaros: Vijoj të jem deputet në këtë qark, do adresoj problematikat

Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi

Bledi Çuçi ditën e sotme i ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik në qarkun e Gjirokastërs Mirela Kumbaros, vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e emëroi drejtues politik në Berat.

Në një shënim në mediat sociale Çuçi shkruan se do të vazhdojë të jetë deputet i Gjirokastërs dhe do të adresojë në Kuvend problematikat që lidhen me banorët e këtij qarku.

Çuçi thekson më tej se nuk duhet harruar përgjegjësia për t'i shërbyer shqiptarëve që i dhanë mandatin e tretë.

'Një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër për "dorëzimin" e detyrës si drejtues politik te Mirela Kumbaro, bashkëpunëtores së shkëlqyer në këto pesë vite punë në këtë qark dhe pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët në betejat elektorale. I bindur që nën drejtimin e saj PS do të vijojë të arrijë suksese të tjera elektorale, jo si qëllim në vetvete, por si e vetmja garanci për të çuar përpara punët e projektet që ne kemi për qarkun Gjirokastër, për të jetësuar vizionin tonë për këtë rajon si një pol i rëndësishëm i turizmit në jug të Shqipërisë.

Ndonëse do të drejtoj politikisht Beratin, unë do të vijoj të jem deputet i Gjirokastrës, t'ju përfaqësoj në Kuvend dhe të adresoj problematikat apo çështjet që lidhen me banorët në të shtatë bashkitë e këtij qarku. Suksese Mirelës dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar në strukturat tona. Të mos harrojmë se kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shqiptarët na dhanë një mandat të tretë si një kontratë të re për të punuar dhe për t'ju shërbyer. Në çdo nivel të qeverisjes duhet të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.'- shkruan Çuçi.

Kryeministri Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës, konfirmoi sërish në detyrën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i cili kryesoi garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

23 Prilli, Dita Botërore e Librit