U strehuan përkohësisht, 117 afganë në Kosovë largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar

KOSOVË- Ditën e sotme 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, janë larguar në drejtim të Britanisë së Madhe. Operacioni i zhvendosjes së afganëve është kryer nga forcat britanike, nën komandën e NATO-s.

Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber ishte i pranishëm ditën e sotme në aeroportin e ‘Adem Jasharit’, ku falënderoi Kosovën për bujarinë e treguar lidhur me strehimin e afganëve.

“Forcat britanike, që janë nën komandën e NATO-s, kanë ardhur në Kosovë dhe janë në krye të operacionit për të mbështetur strehimin dhe rivendosjen e tyre”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, ku ka falënderuar Kosovën për “bujarinë” e treguar lidhur me strehimin shtetasve afganë.

Jacob Webber tha se është i gëzuar që ky operacion u krye me sukses, ndërsa u shpreh se janë rreth 700 afganë të tjerë që janë në Kosovë.

“Ende janë rreth 700 ose më shumë afganë, bashkëpunëtorët të NATO-s që janë ende në Kosovë, prandaj besoj se tashmë duhet të punojmë që të sigurohemi që ata të dërgohen në shtete të tjera për strehim afatgjatë”, tha ai.

Ditët në vijim pritet që të ndërmerren operacione të tjera për zhvendosjen e afganëve. Pas largimit të 117 afganëve, në Kosovë aktualisht strehohen 891 afganë.

Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2.000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s. Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maria: 16/09/2021 14:00

    Rruga e mbare dhe mos ju pafshim me kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët