Turistët spanjollë sulmohen nga pronari i lokalit, Rama: Barbari shkeli mbi kodin e mikpritjes...na turpëroi

Turistët spanjollë sulmohen nga pronari i lokalit, Rama: Barbari shkeli mbi kodin e mikpritjes...na turpëroi

TIRANE - Një njollë turpi për të mos u harruar kurrë, është komenti që kryeministri Edi Rama jep mbi sulmin që ju bë nga pronari i një lokali në Porto Palermo të Himarës sulmoi një grup turistësh spanjollë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në Facebook video nga takimi që ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u bëri turistëve, në vendin ku ata po pushojnë, duke thënë se kjo që ndodhi është "barbari" dhe shkelje e kodit të mikpritjes shqiptare.

Kryeministri thotë se qeveria u ka kërkuar ndjesë pesë spanjollëve që në momentin e parë që ngjarja ndodhi, dhe nga sa ai shkruan, kjo ngjarje e rëndë nuk ka shuar dëshirën e turistëve për të vizituar sërish Shqipërinë. Në përfundim, Rama ka edhe një 'urim' për personin tashmë të arrestuar nga policia, i cili dhunoi turistët vetëm se ata u larguan për për shkak të pakënaqësisë ndaj shërbimit.

"Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve. Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë. Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë", shkruan Rama.

Pronari i lokalit është Mihal Kokëdhima, i arrestuar. Ai është kushëri i ish-deputeti Koço Kokëdhima, tashmë kryetar i Partisë Zgjidhja, me origjinë nga Vunoi. 

Si ndodhi ngjarja

Turistët u larguan nga lokali për shkak të vonesës së porosisë, por furgoni i tyre u ndoq nga pronari Mihal Kokëdhima, i cili më pas i ka goditur me grushte si dhe ka nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t'i goditur.

Kokëdhima ka thyer xhamin e furgonit, por mjeti arriti që të largohej deri në "Volloder" ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së,  i cili ka ndërhyrë menjëherë. 

Furgoni ishte me targa shqiptare dhe spanjollët e kishin marrë me qira. Kokëdhima mori mjekim në spital për shkak se mbeti i lënduar në momentin që ka thyer xhamin e furgonit, duke i rënë edhe me grushte. Po ashtu, edhe turistët spanjollë. morën disa lëndime të lehta në trup. 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patosaraku: 17/08/2019 23:07

    O Edi interesou njeher ca i bene ata te fortet e tragetit ST Damian ne Vlore nje djali nga fshatrat e fierit vetem se kerkoi dhomen e hotelit qe kishte paguar.Ka aq shume gjera qe nuk shkojne aty sa nuk ke ca te besh me para

    Përgjigju
  • Bxl: 17/08/2019 10:31

    Zoti Rama nuk turperohesh fare nga turistet Spanjollë sepse jane klientet me te perbuzur ne Europ , diskutojne per çdo gje dhe gjithmon te pa kenaqur. Me shume te turperon Luli me kompani

    Përgjigju
  • Acdc: 17/08/2019 10:20

    Spanjollët jan kilientet me te perbuzur ne Europ, askush si do , diskutojne çmimet, duan nje racion per 2-3 persona bertasin me shume se ne Shqiptaret dhe bejne vendin pis me dashje , ketu i quajne arabe

    Përgjigju
  • Bxl: 17/08/2019 10:10

    Perpara se te gjykoni interesohuni te dini pak me shume per turistët !! Turistët Spanjoll ne te gjith europen jan te pa deshiruar ; jane klientet me te papare , duan nje pizza per 2 persona, nje tas midhje per 2-3 persona, diskutojne çmimet, flasin me ze te larte e bejne shume pis vendin ! Mund ti krahasosh me ate fjalen e urte Kosovare ,, sujet a nain fare ,, ( te pa turpe) ne Europe klasifikohen ne renditje nga fundi .

    Përgjigju
  • Albani: 17/08/2019 00:58

    Kok-a***e ke ne "fushaten e mitingjeve te Shtatorit" ne mbeshtetje te integrimit te Shqiperise ne BE, nen e udheheqjen e Bash-MonaLizes

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/08/2019 23:01

    Fshatarëve osmanë Alinj që u bënë Kóqo u duhet treguar vendi. Zëmëratë e qëllimshme për të sabotuar turizmin shqiptar! Të gjithë fshatarëve u duhet treguar vendi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët