U thirr si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë për Azem Hajdarin/ Klosi: Uroj që ta marrin me forcë Sali Berishën nëse s'pranon të shkojë

TIRANË- Për ish- kreun e SHISH, Fatos Klosi rinisja e gjykimit nga e para për vrasjen e Azem Hajdarit nuk do të sjellë asgjë të re për "vrasjen e shekullit" në parim. I ftuar në studion e emisionit "Repolitix" në Report Tv, Klosi tha se uron që Gjykata ta marrë me forcë Sali Berishën, nëse nuk pranon që të paraqitet si dëshmitar.

"Asgjë të rëndësishme, procesi gjyqësor është bërë me kohë, mbase për të mund të sjellë ndonjë gjë, por për çështjen parimore jo. Pres që ta detyrojnë Berishën që të paktën të para gjyqtarëve që të thotë atë që ka thënë nëpër media, se ka thënë shumë që nga ajo kohë, le të vejë. Që nga ai vit i mbrapsht, 1998 e ka përdorur atë çështje pa fund, le të vejë njëherë para gjykatës aty ku bëhet një betim që do të thotë të vërtetën. Uroj ta marrin me forcë nëse nuk do shkoj. Të shohim argumentet që ka Izet Haxhia. Ka folur aq shumë 20 minuta pas ngjarjes ishte ai që tregoi si ka ndodhur....e thirrëm atëherë, por nuk vajti kurrë", tha Klosi.

Ky reagim vjen pasi Gjykata penale e Tiranës rinisi nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.Në seancën e kësaj të mërkure, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Pollo.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Kush prek votën t'i pritet dora' , a e mbështesni propozimin e Presidentit Meta?

Komento

Komente

  • Krenar: 26/09/2020 00:39

    Persa nji opozit nuk asht e zoja me qindru nè parlament dhe me bo punen e saj dhe nuk ka mujt me bo as protest e t arij nji marveshje, asht e Dobet dhe populli nuk ka besim.

    Përgjigju
  • Qazim: 24/09/2020 12:03

    Kta qelben qe te gjith nga koka te kembet vrasje vjedhje perdhunime mashtrime

    Përgjigju
  • Fred: 24/09/2020 09:51

    Ik ore kelysh komuist i felliqur edhe ti e ke radhen shpejt para (Drejtesise)ne qofte se ekziston nje e till per gjemat qe ke bere i poshter

    Përgjigju
  • Shkodra: 24/09/2020 09:19

    Ti more Fatos spiuni duhet te shkosh ne gjygj per veti njehere se sa masakrat ke ba ndaj te presekutumve ti nuk ke ftyre me dale ne media

    Përgjigju
  • edi: 24/09/2020 08:46

    Po ti Klosi kur e ke radhen te deshmosh sepse dhe ti ke gisht.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/09/2020 08:34

    Ti hansklosi,duhet te hetohesh vetem per artikulimin qe ben,se ky gjyqe nuk do te sjelle asgje. Mesazhi eshte i qarte nga ana jote,ti hansklosi je ne unison me saliviçidolin per te vazhduar te manipuloni provat, autorin dhe shkakun e vrasjes se hajdarit.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 24/09/2020 08:25

    Edhe ti duhet te shkosh ne site te drejtesise se je njeriu ma spiun e i felliqur koke e kembe i komunizmit

    Përgjigju
  • Iris: 24/09/2020 01:21

    Gjyqi duhet te jepet LIVE,si dikur kur dhane ate te 2 Prillit,por Sala ka per te vepruar si ne cdo emission qe e ftojne: vete flet,vete degjon,nuk le asnje ta replikoje dhe ne fund vetem akuzon e shfaqesohet.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 24/09/2020 08:38

      Ty hansklosi po te zene te dridhurat me keq se saliviçidolin,je nje nga ndihmesit e tij ne ate krim banal

  • Ggg: 24/09/2020 00:33

    Rritja e pagave duhet, por problemi eshte qe duke u rritur paga minimale rriten edhe detyrimet qe duhet te derdhin bizneset e vogla per kontributet shendetesore dhe shoqerore... dmth biznesit te vogel do i shtohen kostot....

    Përgjigju
    • Xhela: 24/09/2020 20:26

      E verteta nuk mund te mshehet por te gjith demokratet duht Qe te kerkojn nga Berisha por edhe nga zotriu Te shkojn dhe te deshmojn .



×

Lajmi i fundit

John

Dashuria 'zhvesh' Ramën nga kostumi i kryeministrit! Publikon foto duke puthur në buzë Lindën: 10 vjet bashkë