U 'torturua' në Fier/ Ngordh luani Zhak në Holandë, i kishte veshkat e dëmtuara

Ka ngordhur luani i kopshtit zoologjik “Safari Park”, vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë.

I njohur me emrin Zhak, ai ishte një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit.

Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida.

"Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju."- lajmëron qendra.

Sipas tyre për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.

"Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli  mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve."- thuhet në njoftim.

Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj, duke përmbyllur kështu njoftimin:

"I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qendrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anja: 05/07/2019 11:20

    Burg per ate qe ekane torturuar dhe perfituar para nga luani i shkrete. Shoqata e mbrojtjes se kafsheve urgjent te beje kallzim penal nese vertet jane shoqate ne mbrojtje te kafsheve.

    Përgjigju
  • Hjkk: 05/07/2019 07:09

    Ne koke te Saliut

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/07/2019 20:11

    A u denua njeri per keto plera njerez qe torturojne kafshet e gjora. Abuzimi me kafshet eshte krim. Ku ishte policia bashkiake e atij Kokemadhit Subashi

    Përgjigju
  • ujku cerrikut: 04/07/2019 18:57

    Mbase vdes me lemeri ai qe e katandisi ashtu te gjorin LUAN.

    Përgjigju
  • Luan: 04/07/2019 16:21

    I forte paska qen dhe kaq sa rrojti paska shpetuar i shkreti duhet tkishte ngordh qe ktu qe tshpetonte nga grryerja e stomakut e nga izolimi total . U bem ne te mbajm kafshe e kopshte ne spo mbajm dot njeri tjetrin skan njerzit te han buke. Me mire mos ti mbajm e mos ti shohim kurre te rrim si te lashte qe kemi qen e do jemi gjithmon se i marim dhe i torturojm te shkretit. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua