U trafikua nga xhaxhai në moshën 16-vjeçare! Pa Gjurmë gjen vajzën në Tel Aviv: Familja nuk më ka kërkuar kurrë! Nuk dua t'i shoh

TIRANE- Pas 6 vitesh pa dëgjuar zërin e njëra tjetrës, nënë e bijë kanë shkëmbyer telefonatën e parë gjatë emisionit Pa Gjurmë, një telefonatë jo e zakontë. Zogë Myrtaj e cila ishte denoncuar e zhdukur ka shkëmbyer një përshëndetje të ftohtë me nënën e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e vajzës e cila ka fajësuar familjen se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të gjetur vendndodhjen e saj.

Zoga e cila sot jeton në Tel Aviv, Izrael ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj pranon se xhaxhai i saj ka tentuar ta trafikojë dhe nuk ia fal familjes që vazhdojnë të mbajnë kontakte me të.  22-vjeçarja thotë se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve.

"Ka shumë arsye pse nuk kontaktoj me familjen. Nuk dua të flas me ata fare. Kur nuk janë interesuar kur jam larguar të mos interesohem sa të jem gjallë. Unë kam familjen time, kam krijuar familjen time. Nuk i fal se nuk më kanë kërkuar që nga dita kur kam dalë nga shtëpia. Nuk më kanë marrë në telefon. Nuk dua të flas për të kaluarën. Xhaxhai ka dashur të më trafikojë. Të mos më kërkojnë më. Jam e martuar. Ata e dinë shumë mirë se unë nuk jam e humbur. Do ta mendoj njëherë. Nuk më kanë kërkuar që nga momenti kur kam ikur nga shtëpia. As më kanë shkolluar, as më kanë edukuar. Ata flisnin me xhaxhain. Çfarë janë këto gjëra. Qeshin kot me atë. Për mua nuk janë gjëra të falshme. Unë nuk jam fëmijë. Nuk mund të pranojë troç ajo që ne flasim me xhaxhanë. Unë do e kisha fal por të mos e kishte thënë atë. Është shumë e vështirë të falësh. Se kështu vriten njerëzit, vëllanë në burg, gocën e humbur. Nuk dua të ma përmendin xhaxhanë se do ia mbyll telefonin", tregon Zoga.

Nëna e saj i bën apel që të mbajë kontaktet me motrën dhe vëllanë, dhe me dhembshuri nuk i mban inat që vajza tashmë nuk do të ketë asnjë komunikim me të.   

"Është gabim moshë e re. Pse nuk përpiqet me nënën që e ka rritur dhe as i kam bërtitur asnjëherë. A ke ndërmend me fol me motrën dhe vëllanë, mirë nënën, por me ata.  Të marrsha të ligat", thotë nëna.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 22/11/2019 20:47

    Shum mire thote tani u interesu familja te mbsjne xhsxhsne si thone gjsles xhaxhi te mer nenen per grus

    Përgjigju
  • Prindi: 22/11/2019 10:58

    Ti nena shko bej nje denoncim per kunatin, pasta fol me vajzen. Sugjerim.

    Përgjigju
  • Mish Mash: 22/11/2019 07:44

    Pak rraca ka Europa qe jemi afer apo duhej te martohej me arab!

    Përgjigju
    • vera Gjasta: 25/11/2019 01:00

      pa koment

    • Drejtesia: 23/11/2019 08:57

      Eshte martu me ate qe do

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet