U vetëplagos në dorë me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Pranga edhe një 55-vjeçari në Durrës për kanosje me thikë

U vetëplagos në dorë me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Pranga edhe një 55-vjeçari në Durrës për kanosje me thikë

Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit për shkak se gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT. I arrestuari është E.N dhe gjatë kontrollit policia i ka gjetur edhe armën e zjarrit si dhe 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. 38-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Po kështu një tjetër person është arrestuar në Durrës për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. Në pranga ka rënë N. M., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kanosur K. R., 41 vjeç, banues po në Durrës. Fatmirësisht pranë vendit të ngjarjes ka qenë një patrullë policie të cilët kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. I arrestuari është N. M., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kanosur K. R., 41 vjeç, banues po në Durrës. Policia ka sekuestruar thikën ndërkohë që i arrestuari do të përballet me akuzën për veprat penale "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Kanosja".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale