U vra në krye të detyrës në vitin 2005, përkujtohet në varrezat e dëshmorëve polici Llambi Bardhi

U vra në krye të detyrës në vitin 2005, përkujtohet në varrezat e dëshmorëve polici Llambi Bardhi

Ditën e sotme është përkujtuar në varrezat e dëshmoreve të Atdheut në Fier, polici  Llambi Bardhi, i cili u vra në krye të detyrës më 29 korrik 2005.

Përkujtimorja është zhvilluar paraditen e sotme, ku merrnin pjesë drejtues të rëndësishëm  të uniformave të Policisë së Shtetit, si dhe kolegë e familjarë të tjerë.

Në kujtim të dëshmorit të Atdheut Llambi Bardhi nga Libofsha janë vendosur kurora dhe tufa me lule. Ish polici i efektivit të komisariatit të Fierit prehet në varrezat e dëshmorëve pasi në 29 korrik 2005 u vra teksa po ushtronte detyrën e tij.

Kujtojmë se autori i vrasjes së policit Llambi Bardhi në krye të detyrës ka qenë një bashkëfshatar i viktimës, i cili në atë kohë është dënuar me 25 vjet burg. Autori quhet Petraq Gega, i cili prej vitesh kishte një konflikt me një fqinj të tij. Ka qenë kjo arsyeja që polici Llambi ka kryer detyrën, duke i sekuestruar armën e gjahut që Gega mbante në shtëpi pa leje, por, për fat të keq, ky i fundit pikërisht me këtë armë ka qëlluar mbi policin, duke i shkaktuar dhe vdekjen gjatë vitit 2005. Kontrolli në banesë ka ardhur pikërisht pas denoncimit të një prej banorëve të Libofshës për kërcënim në lidhje me çështjen e pronësisë. Por, gjatë këtij procesi, Gega ka qëlluar Bardhin për vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore