U vra nga qiramarrësi, 20 plumba mbi Ajet Gunelin! Viktima ende në morgun e Beratit! Autori: S'i kisha asnjë borxh, e likuidova me mish! Më kërcënoi me jetë 1 natë më parë

Detaje të reja dalin nga vrasja e 37-vjeçarit Ajet Guneli, ditën e djeshme me armë zjarri në një lokal në fshatin Goraj të qytetin e Kuçovës. Viktima rezulton të jetë ende nē Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit, që vazhdon ende të qëndrojë në frigorifer.

Burime për Report tv nga Morgu i Beratit konfirmojnë se janë në pritje të vëllezërve të viktimës, që janë nisur nga Greqia për të marrë vëllain e tyre të vdekur. Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se në vendngjarje janë gjetur 27 gëzhoja të së njëjtës armë kallashnikov, që është edhe arma e krimit. 

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka pasur 20 plumba. Sipas ekspertizës viktima Ajet Guneli, kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm. Si pasojë e plagëve të marra viktima kishte vdekur në vend.

Viktima Ajet Dajlani

Autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia ku dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes sipas tij, duke thënë se viktimën e kishte likuiduar për borxhin që i kishte duke i dhënë mish. Ai ka shtuar se një natë para vrasjes viktima Ajet Guneli e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Viktima ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen, për t'u marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Gograj. Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por paraprakisht u raportua se rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë. Viktima i kishte kërkuar disa ditë më parë lekët qiraxhiut dhe kishin debatuar. Mirëpo autori sot dha një version komplet ndryshe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Vrau qiradhënësin në Berat, autori: S'i kisha asnjë borxh, e likuidova me mish! Një natë para vrasjes më kërcënoi me jetë! Mbi të shkreha 1 karikator kallashnikovi

Zbardhet e plotë dëshmia e dhënë nga autori i krimit të rëndë në fshatin Goraj në qytetit e Kuçovës në Berat.

Autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia ku dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes sipas tij, duke thënë se viktimën e kishte likuiduar për borxhin që i kishte duke i dhënë mish. Ai ka shtuar se një natë para vrasjes viktima Ajet Guneli e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

"Unë i kisha marrë me qera Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi,ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar regullisht të gjitha detyrimet e qerasë,dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar,ramë dakort që borxhin në lekë ta likujdoja me mish.

Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qera. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mengjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha "do të vras, do të heq qafe".

Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim "furgon" dhe në sedilen e pasagjerit vendova kallaahnikovin. Vakta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për tu afruar. Ajeti,sapo më pa,më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete". Në këtë moment,kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për tu shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drentim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi u largova me furgon nga vendngjarja", ka thënë në deklaratën e tij në polici,autori i krimit,41-vjeçari Vangjel Polovina.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • latifi: 18/12/2020 22:23

    Po mund te verifikohen telefonatat. Çdo telefonate regjistrohet dhe eshte fare e lehte per ta regjistruar dhe ndigjuar ate...

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 18/12/2020 12:40

    ....merreni me lëng tani se mishi u mbarua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv