U xhirua filmi '2 herë Mat', Bashkia hap ankandin për 'Bar Lulishte Butrinti' , prefekti: E paligjshme

Bashkia e Sarandës ka shpallur ankandin për dhënien me qira  të 'Bar Lulishte Butrinti'. Ankandi është hapur bazuar mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, që mban datën 20 mars të vitit 2018, por prefekti Flamur Mamaj e ka cilësuar të paligjshme. Në një prononcim për Report TV, Mamaj është shprehur se ai vendim është vlerësuar i paligjshëm vetëm një muaj më pas, por që nuk është marrë parasysh nga Bashkia.  

"Vendimi nr.19, datë 20 mars 2018 i Këshillit Bashkiak Sarandë është vlerësuar i paligjshëm nga Prefekti më 10. 04.2018 me nr. Protokolli 478", shprehet Mamaj për Report Tv.

'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Objekti kanë një hapësirë  rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/05/2019 08:44

    Karakatinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?