U zbulua apo u vetëdorëzua Messina Denaro? Ish-avokat i Provenzanos: Nuk u dorëzua! Prova është viagra në strehë, njollos imazhin e bosit

U zbulua apo u vetëdorëzua Messina Denaro? Ish-avokat i Provenzanos: Nuk u dorëzua! Prova është viagra në strehë, njollos imazhin e bosit

Mesina Denaro

Një karrierë e gjatë si avokat penal dhe një e kaluar si radikal, avokati Di Gregorio ishte ndër të parët që denoncoi mashtrimin e të penduarit të rremë Vincenzo Scarantino, në gjyqin për masakrën e Borsellinos, që pas 18 vitesh përfundoi me lirimin e 7 të pandehurve që kishin lidhje me atë sulm. Por ai është edhe një nga avokatët penalistë më të kërkuar nga bosët e mafias, aq sa u quajt “avokat i djallit”. Ndër të tjera ai mbrojti Vittorio Manganon dhe Bernardo Provenzanon, për të cilët luftoi një betejë të gjatë për revokimin e 41 bis. Në një intervistë ai ka folur për arrestimin e Messina denaros.

A nuk është se së shpejti do t'ju shohim edhe në kolegjin e mbrojtjes të Messina Denaro?

Nuk e besoj. Nëse lajmet për gjendjen e tij shëndetësore janë të vërteta, mendoj se ai ka shumë më tepër për të menduar. Tani për tani ai me siguri nuk ka nevojë për shumë punë për provat”.

Cila është ideja juaj për arrestimin, pas 30 vitesh në arrati?

Unë nuk besoj në teori konspirative si ato të bëra nga Scarpinato dhe të tjerët. Më tepër mendoj se sistemi i tij vetëmbrojtës ka rënë gradualisht, duke pasur parasysh edhe përkeqësimin e sëmundjes.

Prandaj, a e përjashtoni që ai të jetë dorëzuar?

Po, absolutisht. Dhe këtë e them edhe për një detaj që mund të duket i parëndësishëm: nëse do të ishte dorëzuar, do të kishte pasur largpamësinë të zhdukte të paktën Viagrën nga streha”.

Vërtet?

Mund të duket si shaka, por ky lloj zbulimi të bën përshtypje të keqe në mjedis dhe bie ndesh me një imazh të caktuar. Besoj gjithashtu se pas arrestimit fshihet një punë e çmendur e hetuesve”.

 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit