U zhduk para 10 muajsh pas zënkës me babanë, Pa Gjurmë gjen 21-vjeçarin! I riu transformohet në 'endacak' në rrugët e Londrës/ FOTO

TIRANE- Pas denoncimit që erdhi pak ditë më parë në emisionin “Pa Gjurmë”, 10 muaj nga humbja e kontakteve me familjarët e 21-vjeçarit Panjot Dolorezi, nga Londra, mbërrijnë foto ekskluzive që tregojnë transformimin e tij.

Pas publikimit të këtij lajmi reagime të shumta mbërritën në adresë të emisionit Pa gjurmë por edhe në Shqiptarja. com. Emigrantët shqiptarë zbuluan edhe vendndodhje  e 21-vjecarit, Panajot Dolorez. Stafi i emisionit “Pa Gjurmë” dhe bashkëpunëtorët tanë në Angli nisën menjëherë verifikimin mbi vërtetësinë e këtyre informacioneve.

Fotoja e shfaqur për herë të parë në emisionin ''Pa gjurmë'' tregon gjendjen aktuale të të riut, i cili prej kohësh jetonte si endacak në rrugët e ‘British Museum’, në Londër .

I ndodhur në gjendje të mjerueshme, Panajoti mësohet se ka kohë që ka rënë pre e lëndëve narkotike, fakt për të cilin flasin dhe dëshmitë që erdhën në ''Pa gjurmë''.

21-vjeçari u largua nga shtëpia pas një zënke të fortë me babanën e tij. Ai humbi kontaktet me familjarët më 14 Janar 2019.

Ai vazhdimisht kishte pasur debate me familjarët pasi kishte shprehur dëshirën për të jetuar i pavarur prej tyre.

1574441336_panajot001.jpg

Transformimi i Panajot Dolorezit

m.v./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 23/11/2019 07:28

    Po policia angleze nuk e gjente dot ? Bravo emisionit shqiptar

    Përgjigju
  • Albi: 22/11/2019 19:01

    Po dhe ne londer dhe endacak

    Përgjigju
    • Kafsha: 22/11/2019 22:11

      Emigranti ne angli fshatar budalla!

    • Emigranti ne angli: 22/11/2019 21:35

      Pse te duket cudi albo siky ka shum shqiptare te tjere ketu qe njohim ne arsyja osht e thjesht bien me depersoion dhe pastaj filloj te gjitha