Braktisi 2 fëmijët për të shkuar te i dashuri, gjendet 26-vjeçarja nga Durrësi që u denoncua e zhdukur nga vëllai: Kot doli në televizor! Fillon procedimi penal

Braktisi 2 fëmijët për të shkuar te i dashuri, gjendet 26-vjeçarja nga Durrësi që u denoncua e zhdukur nga vëllai: Kot doli në televizor! Fillon procedimi penal

Areta Çuli dhe vëllai i saj

Një grua e re e quajtur Aureta Çauli u denoncua e zhdukur prej 7 ditësh në Durrës nga vëllai i saj, i cili i shqetësuar tha për mediat gjithashtu se dyshonte se ishte rrëmbyer.

Por sot raportohet se 26-vjeçarja është gjetur në Elbasan. Ajo kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Dhe nuk i kishte treguar se kishte 2 fëmijë dhe ishte e divorcuar.

"Nuk i kam thënë të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë, as familjes së tij. Ata më kanë pritur shumë mirë. Do ia tregoja në një tjetër moment.

Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, nuk me rrëmbyen. Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk dua të ndahem prej tij”, ka thënë para policisë ajo. 

Report Tv mëson se vendndodhja e 26-vjeçares është zbuluar pas përgjimit të celularit. Në momentet kur Çauli aktivizonte celularin, specialistët kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:57
Policia jep njoftimin zyrtar, akuza për 26-vjeçaren qe braktisi fëmijët për të dashurin

Nis hetimi penal për 26-vjeçaren që braktisi fëmijët 7 ditë më parë për të dashurin, kjo sipas një njoftimit zyrtar të policisë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës  23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan  në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 28/11/2021 12:56

    Ç'TE THEMI PER NJE KRIJESE QE TRADHETON KALAMAJT PER DESHIRAT VETA.....ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PER KALAMAJT QE KANE MUNGESE TE MEMES....I PRIVT E MBARA ME SHENDET DHE JETE TE LUMTUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg