UDAI i kërkon ministrit Di Maio, një sinjal në favor Pro Izraelit

UDAI i kërkon ministrit Di Maio, një sinjal në favor Pro Izraelit

Unioni i Shoqatave Pro Izraelit (UDAI), së bashku me Partinë Radikale, i dorëzuan Ministrisë së Punëve të Jashtme një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme italiane, Luigi Di Maio, ku e pyesin për qëllimet dhe planet e qeverisë së re të Kryeministrit Conte mbi Izraelin dhe Lindjen e Mesme.

"Ne e kërkojmë qeverinë e re italiane të qartësojë  cilat janë orientimet e saj strategjike ndaj Izraelit - shpjegoi presidenti i UDAI, Carlo Benigni.

“Qeveritë e mëparshme italiane, dhe jo vetëm ato të qendrës së djathtë, brenda organizatave ndërkombëtare pothuajse gjithmonë janë shprehur me votë kundër Izraelit, ose kanë abstenuar.

Duhet mbajtur mend që Izraeli është një demokraci. Kjo është arsyeja pse i kemi shkruar direkt Ministrit të Punëve të Jashtme italiane”.

Në letrën, e cila bën thirrje për ndryshim, theksohet se në qeveritë e mëparshme, politika e jashtme e Italisë nuk ka dalë asnjëherë me votë në favor të Izraelit, demokracia e vetme në Lindjen e Mesme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot