Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama vaksinohet kundër COVID-19

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama vaksinohet kundër COVID-19

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës antiCOVID në një spital në Indi.

Pasi mori dozën e parë të vaksinës, udhëheqësi shpirtëror u bëri thirrje njerëzve që të tregoheshin të guximshëm dhe të vaksinoheshin.

"Për të parandaluar disa probleme serioze, ky injeksion është shumë, shumë i dobishëm," tha ai.

Udhëheqësi shpirtëror dhe dhjetë njerëz të tjerë që jetojnë në rezidencën e Dalai Lama morën vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe AstraZeneca.

I Lindur në 1935, Dalai Lama iku nga Tibeti pas një kryengritje të dështuar kundër sundimit kinez në 1959, duke e bërë Dharamshala në Indinë veriore selinë e tij.

Kina nuk e njeh qeverinë tibetiane në ekzil dhe akuzon Dalai Lama se po kërkon të ndajë Tibetin nga Kina.

Dalai Lama mohon të jetë një separatist dhe thotë se ai thjesht mbron një autonomi thelbësore dhe kulturën budiste të rajonit.

Më shumë se 11 milion raste të koronavirusit dhe 157,000 viktima e kanë vendosur Indinë në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara për numrin më të madh të infeksioneve në botë.

India filloi vaksinimin e saj në janar, fillimisht me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e vijës së frontit.

Në fillim të këtij muaji, filloi vaksinimi edhe tek njerëzit e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë