'Udhëtarët e kotësisë', piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

'Udhëtarët e kotësisë', piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

Një ekspozitë mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill  nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti.

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar, dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason, sfidon  dhe teston audiencën. Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i  palodhur, ekstravagant kokëfortë,  ai tërheq , përmes vëmendjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij, ai krijon vlera të rralla artiske, të cilat të fusin në një univers që të befason .

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:

Udhëtarët e kotësisë

Faksimile

Çapaculët

Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë, do të befasojë me kompozimet  dhe me një tematikë provokuese, ku publikut  i jepet  mundësia interpretuese. E gjitha në një gamë të rozës dhe së kuqes, ku personazhet prezantohen çuditshëm  në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik, si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi  që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori, artisti luan, ironizon,  provokon, duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik. Është një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën, një udhëtim  në krijimtari, udhëtim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta, ku artisti bëhet pjesë e tij,

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë, personazhe, dhe ky rrugëtim vazhdon…

Faksimile

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke  u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni  i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai  krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh.  Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena  lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme,  ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim  dhe shpesh qëndron e pa shqetësur nga vështrimet  dhe bëhet pjesë e lojës artistike  duke  krijuar  një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga  luftërat  në botë .

Tabllotë përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturuara,  mjeshtërisht , kudo  është një personazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun  shpërthen  me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brenda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës  përpara një realiteti të tillë.,  një dash apo një dhi që merr formën  e një anijeje lufte, një qiell i  vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë  femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo  mban tragjizmin  e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar  duke qenë pjesë  e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë  fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që  shoqërojnë gjithë tabllotë.

Çapaculët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas  nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë , njerëzit që enden në hapësira,  me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje  ose të asgjëje,  mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në diskutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë, sarkazmin, duke futur shpesh herë dhe veten si pjesë e personazheve  të tij, por pa harruar  të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai  luan bukur me  mjetet  shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore ,  me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh  fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës. Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh  gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave -  kafshë, nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi, vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli, dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit .

Ai vjen si një rrugëtim i artistit  nëpër Shqipëri , si një  Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski, delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë, si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë  që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce .

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Dhuna në protestën e Rithemelimit/ Basha: Tejkalimi i gjërave nuk i shërben kauzave

Dhuna në protestën e Rithemelimit/ Basha: Tejkalimi i gjërave nuk i shërben kauzave