Udhëtim i largët për ndeshjen me Astanën, Ilir Daja: Dua mentalitet fituesi në sytë e lojtarëve

Udhëtim i largët për ndeshjen me Astanën, Ilir Daja: Dua mentalitet fituesi në sytë e lojtarëve

Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

KAZAKISTAN - Sot në orën 16:30 Astana pret në Kazakistan skuadrën e Ballkanit, për sfidën e katërt në grupin C të Conference League. Kampionët e Kosovës kanë udhëtuar 5500 kilometra, me trajnerin Ilir Daja që foli për mediet. Ai tha se të tijtë janë gati dhe presin vetëm fitoren në këtë duel.

"Astana ka më shumë eksperiencë në kompeticionet Europiane, ka qenë në grupet e Championsit, ka qenë në Europa League, ne jemi për herë të dytë në grupet e Conference League. Në transfertë e kemi më të vështirë, Astana ka edhe mbështetjen e tifozëve. Ne presim ndeshje të vështirë, por që nuk kemi ardhur të dorëzuar, përtej vështirësive ne do të luajmë për gjithçka, do kërkojmë maksimumin", tha tekniku.

Më pas Daja tha se nuk e ka problem fushën me bar artificial, ndërsa kërkon që në sytë e lojtarëve të tij të shohë mentalitet fituesi.

"Nuk është problem fusha artificiale, edhe ne luajmë në një të tillë në Kosovë. Ne duam të jemi fitues, por që është ndeshje e vështirë sepse Astana ka ekip goxha të mirë. Unë i kam përgatitur lojtarët që të fitojnë ndeshjen, mentalitet fituesi do të ketë në sytë e tyre", tha Daja.

Pas tre ndeshjeve të para, Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë, duke ndarë vendet tre dhe katër. Kujtojmë se dy javë më parë në "Fadil Vokrri", Astana e mundi Ballkanin 1-2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Formacionet/ Ilir Daja luan me skemë sulmuese, Ballkani kërkon fitoren në Conference League


Sot në orën 16:30 Astana pret në Kazakistan skuadrën e Ballkanit, për sfidën e katërt në grupin C të Conference League. Për këtë duel janë mësuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Ilir Daja ka hedhur në fushë një ekip sulmues, duke mos ndryshuar skemën 4-3-3.

Në portë do jetë Koliçi, teksa mbrojtja përmbëhet nga Trashi, Potoku, Jashanica dhe Dellova. Mesi i fushës i takon Halilit, kapitenit Kuc dhe Zybës, teksa në sulm luajnë Hamidi, Kryeziu dhe Gripshi.

Nga ana tjetër, trajneri i Astanës, Grigori Babayan luan me skemën 3-4-3.

Formacionet zyrtare:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare