Udhëtimet në 2021 jo pa ‘pasaportën e vaksinës’

Udhëtimet në 2021 jo pa ‘pasaportën e vaksinës’

Foto ilustruese

Tani që vaksinimi për koronavirusit ka nisur në botë, në SHBA shumë njerëz po imagjinojnë ditën kur do të mund të udhëtojnë jashtë vendit, të shohin një film në kinema, të konsumojnë një kafe përsëri, por pas kësaj peripecie pandemike që kaluam kjo nuk do të mund të bëhet pa një pasaportë vaksinimi.

Shumë grupe dhe kompani kanë filluar të krijojnë aplikacione dhe sisteme për individët të cilat do të bëjnë të mundur përmbajtjen e detajeve për secilin në lidhje me COVID-19, duke u bërë kjo një “pasaportë” për të gjitha aktivitet ku më parë kanë qenë të zakonshme.

Aplikacioni “Commonpass”, lejon përdoruesit të ngarkojnë të dhëna mjekësore të tilla si një rezultat i testit Covid-19 ose, kryerjen e vaksinës, duke u bërë në një formë certifikate shëndetësore ose përmes një kodi “QR” që mund t'u tregohet autoriteteve pa zbuluar informacione delikate dhe private. 

"Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një kufi. Ju nuk mund të vaksinoheni sa herë që kaloni një kufi," tha për CNN Business Thomas Crampton, drejtori kryesor i marketingut dhe komunikimit për Projektin Commons. Ai theksoi se ekziston nevoja e një "karton të verdhë dixhital”, një dokument letër të lëshuar si provë vaksinimi, për tu bërë më praktike.

Për këtë risi ka folur edhe një specialiste infeksioniste Julie Parsonnet "Ne ende nuk e dimë nëse njerëzit e vaksinuar mund të transmetojnë infeksion apo jo," i tha ajo CNN Business. "Derisa të sqarohet kjo, ne nuk do të dimë nëse 'pasaportat' do të jenë efektive".

Ende nuk është e sigurt asgjë në lidhje me krijimin e “pasaportës së vaksinimit”, sa e mundur dhe sa efektive do të jetë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023