Udhëtimi i 'vdekjes'! Miliarderi danez humb tre fëmijët nga sulmet në Sri Lanka

Udhëtimi i 'vdekjes'! Miliarderi danez humb tre fëmijët nga sulmet në Sri Lanka

Miliarderi danez,  Anders Holch Povlsen ka humbur tre, nga katër fëmijët gjatë sulmeve Sri Lanka. Familja kishte zgjedhur që të kalonte Pashkët në Sri Lanka, por ky udhëtim rezultoi tragjik për ta. Lajmi është zyrtar, e ndërsa emrat e fëmijëve nuk janë bërë publike. Povlsen zotëron zinxhirin ndërkombëtar të veshjeve "Bestseller", si dhe ëshhtë aksioner në kompaninë gjigante të veshjeve " Asos"

"Për fat të keq lajmi është i vërtetë", u shpreh një nga zëdhënësit e "Bestseller".

Numri i të vdekurve nga sulmet ka shkuar në 300, e ndërsa Policia ka arrestuar 24 vetë, por askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Pjesa më e madhe e të vrarëve mendohen të jenë shtetas të Sri Lankës, por edhe shtetas të tjerë të cilët kishin shkuar për të festuar Pashkët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar