Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme dhe udhëtojnë falas me transport publik.

Ai tha se vendimi për ta bërë falas abonenë, në fillim për studentët dhe më pas për të moshuarit është një nga vendimet më të mira.

“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera”, tha Veliaj.

Ndërkohë për kryebashkiakun, puna është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të pengojnë projektet dhe zhvillimin e qytetit.

"Unë nuk tutem nga këta që mllefosen prej të mirës. Ka njerëz që mllefosen prej së mirës, që mallkojnë të mirën, të bukurën, shkul pemët, heq pusetat, thyen bredhin e vitit të ri, gjuan godinat. Por, ajo godinë nuk është e imja personale, është e popullit shqiptar. Ndaj, nuk dekurajohem nga këta që mllefosen prej së mirës. Përkundrazi, më shumë shtohet pasioni që të bëjmë akoma më shumë punë të mira të gjithë bashkë”, nënvizoi Veliaj.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim

Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim