Udhëzimi i ri/ Detyrimet tatimore i faturohen aksionerit! Bizneset kundër: Ndryshime të paligjshme, duhet urdhër gjykate

Për të mbledhur në mënyrë më efikase detyrimet tatimore të papaguara të bizneseve, Ministria e Financave pak ditë më parë ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, administratës tatimore ju dha e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksionerëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara.

Ky ndryshim kundërshtohet nga 22 dhoma tregtie dhe shoqata të sipërmarrjes në vend, të cilët i kanë dërguar një kërkesë të përbashkët Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duke i konsideruar ndryshimet e reja në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare.

Ata citojnë ligjin për shoqëritë tregtare ku thuhet se “Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar”.

Po ashtu argumenti i tyre vijon më tej duke thënë se ndryshimet e miratuara bien në kundërshtim me nenin 16 të ligjit për shoqëritë tregtare ku janë të listuara edhe rastet kur aksionari dhe administratori përgjigjen për detyrimet e shoqërisë. Ata mbajnë përgjegjësi personale dhe me pasurinë e tyre kur abuzojnë me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme, kur trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre si dhe kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë dhe nuk kanë marrë asnjë masë.

“Për sa më sipër, përveç nëse administrata tatimore ka një vendim gjykate të formës së prerë që tregon që ortaku/aksionari/administratori ka vepruar nën kushtet e parashikuara në nenin 16 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, gjykojmë që transferimi i detyrimit tatimor është i paligjshëm. Gjithashtu, gjykojë se do të ishte e kundërligjshme çdo masë sekuestro konservative apo masë tjetër që cenon llogaritë bankare ose pasuritë e tjera të ortakut/aksionarit/administratorit, që mund të marrë administrata tatimore”, thuhet në reagimin e tyre.

Me udhëzimin e ri sipas tyre krijohen hapësira për abuzime nga ana e autoriteteve tatimore, pasi krijon idenë se këta të fundit kanë të drejtën të japin urdhra bllokimi pa pasur fillimisht një vendim të gjykatës së formës së prerë.

Për këtë arsye dhomat e shoqatat kërkojnë që Administrata Tatimore duhet të kërkojë në rrugë gjyqësore transferimin e detyrimit tatimor të personit juridik tek ortakët, aksionarët dhe tek administratorët e personit juridik. Por edhe padia që ata propozojnë të ngrihet nga organet tatimore duhet të bëhet vetëm nëse ekziston dyshimi se ortakët dhe administratorët kanë kryer një nga shkeljet e lartpërmendura të nenit 16.

Dhe vetëm pas vendimit të gjykatës ngarkohen me përgjegjësi individuale për pagesën e detyrimeve tatimore, palët e tjera në këtë rast ortakët dhe administratorët.

( Kliko këtu ) Letra e plotë me kundërshtimet nga Bizneset për udhëzimin e ri

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit