PD ‘përjashton’ krerët e degëve nga gara/ Demokratët nuk 'lëshojnë' partinë për deputetin! Krerët në Shkodër e Vlorë: S'dorëhiqemi

TIRANË- Kush do që të kandidojë për deputet duhet të zhvishet nga detyra e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në rrethe. Është ky udhëzimi i ri i selisë blu e cila i ka vendosur edhe një afat, të dorëhiqen brenda 5 ditëve nga miratimi i udhëzimit.  Prej ditës së enjte e deri më sot kryetarët e kanë marrë një vendim tashmë. Report Tv ka kontaktuar disa prej tyre. Por sa të gatshëm janë  të besuarit e strukturave të heqin dorë për ambicie politike nga pozicioni aktual në parti?

Ai që ka konfirmuar dorëheqjen deri tani për Report TV është kryetari i Partisë Demokratike në njësinë nr5, Ndricim Babasi, i cili thotë  se do t’i nënshtrohet rregullave të  reja  të diktuara të enjten në mënyrë zyrtare, por sipas tij, të njohur më herët për krerët e degëve.

 “Përsa i përket kandidimit të krerëve të degëve, në këndvështrimin tim, është shumë normale që t’i nënshtrohemi procesit të votimit në strukturë në mënyrë të barabartë me kandidatët e tjerë që vijnë nga baza. Personalisht kam qenë dhe jam dakord me këtë udhëzim për Kryetarët dhe Sekretarët e degëve në momentin që ata shprehin dëshirën për të qenë pjesë e garës.  Shpreh dëshirën time që të jap kontributin tim nëse Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson që i plotësoj kushtet për të qenë pjesë e garës vendore dhe qendrore", tha Babasi.

Nuk ndajnë të njëjtin këndvështrim kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Vlorë e Shkodër. Për ta dorëheqja shihet si një ambicie që tejkalon misionin për mobilizimin e strukturave, ndaj kanë vendosur të mos largohen nga detyra.

 “Nuk e kam menduar që të jap dorëheqjen! Kam angazhim maksimal  në drejtimin e degës së PD në Vlorë. Kam angazhimin maksimal në mobilizimin e të gjithë burimeve tona njerëzore në nxitjen e mbështetjes për aksionin opozitar. Më shumë sesa për funksionet individuale, jam i angazhuar në politikë për të realizuar një ndryshim të madh që presin shumica e demokratëve. Rezultati pozitiv në Vlorë është Sfida ime e vërtetë", u shpreh Genc Deromemaj

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amulli thotë se edhe nëse do të propozohet nga anëtarësia, do të çojë deri në fund mandatin 4 vjeçar që i është besuar nga strukturat e Partisë Demokratike në bazë.

“Nuk do të dorëhiqem nga pozicioni në degën e PD në Shkodër. Edhe nëse propozohem nga anëtarësia, heq dorë menjëherë. Do ta coj deri në fund mandatin time 4 vjeçar që më është besuar në krye të degës së PD në Shkodër", tha Amulli.

Me këtë proces, Partisë Demokratike do t’i duhet që para se të shkojë në garë elektorale, të gjejë garuesit e denjë përballë kundërshtarëve politikë. Udhëzimi do të lërë jo pak degë në rrethe pa kryetar e kjo duket se është edhe formula që do të riformatojë strukturat e Partisë Demokratike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 29/06/2020 19:49

    Hahaha Xhoda kryetar hahahahaha sa mrapa asht pd shkoder

    Përgjigju
  • Gjin: 29/06/2020 19:42

    Tani kryetaret janë më të miret apo jo , kujt do ja lanë partinë

    Përgjigju
  • Beni: 29/06/2020 16:26

    O Genc po cfare angazhimi ke ti o lumadh, me nadiren e gramozin e nades nen kryetares (apo nada e gramozit)

    Përgjigju
  • Tirona: 29/06/2020 16:14

    Udhezimet e reja qe po nxjerr Basha eshte fillimi i Vettingut ne Partine Demokratike. Kryetari i Shkodres dhe i Vlores e kan nje hall qe nuk duan te kanditojne per deputet, por kete hall Basha duhet tja largoje me Vettingun e partise, se, se kon me tapi vendin e kryetarit te partise se Shkodres dhe Vlores.

    Përgjigju
  • Vlore: 29/06/2020 15:35

    HAHHAHAH ky eshte betuar do i lere te gjithe PD-istat troke ahhahaha

    Përgjigju
    • Radhime: 29/06/2020 16:53

      Po shume mire, sepse keta te PeDes nuk dine te vjedhin me lezet si ata te mavise

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'