Gjobitja e 2 emigrantëve shqiptarë/ Autoritete greke udhëzim doganave: Kush ka shkelur afatin e SHENGEN pas 31 marsit mos e ndëshkoni!

TIRANË- Autoritetet greke në Kakavijë kanë marrë udhëzime nga qeveria greke që nuk do të gjobitet asnjë shqiptar që i mbaron afati i qëndrimit në zonën SHENGEN pas 31 marsit. Kjo për shkak se nuk kanë pasur mundësi të qarkullojnë si pasojë e ndalimit të lëvizjeve në Greqi, si një masë parandaluese për përhapjen e OCIVD-19. Atyre do t'u shtyhet afati i qëndrimit me 1 muaj. Ky udhëzim vjen një ditë pasi dy emigrantë shqiptarë u gjobitën për tejkalim afati.

Ndërkohë, sa i përket situatës në doganën e Kakavijës, aktualisht aty ndodhen 2 emigrantë, një pjesë janë kthyer në Greqi, e ndërsa 10 të tjerë kanë kaluar kufirin në këmbë, për pasojë këta të fundit janë gjobitur.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar më herët se asnjë shtetas shqiptar i cili është rezident në Greqi nuk do të lejohet të kthehen në atdhe. Ndërsa ata që nuk janë rezidentë, do të lejohen që të kthehen në Shqipëri, por do të duhet të vetëkarantinohen në hotel me paratë e tyre.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë