UEFA ka një njoftim të rëndësishëm për biletat e paautorizuara të finales së Conference League

UEFA ka një njoftim të rëndësishëm për biletat e paautorizuara të finales së Conference League

TIRANË- UEFA ka bërë një njoftim të rëndësishëm për biletat e paautorizuara të finales së Conference League. 

Autoriteti më i lartë i futbollit europian është ndalur të situatat e konstatuara me rishitjen e biletave për herë të dytë ose të tretë nga ana e personave që i kanë blerë në faqen e saj. Nisur nga fakti që këto bileta po rishiten me çmime shumëfish më të larta, UEFA i paralajmëron se do të mërren masa kundër rishitjes së paautorizuar të biletave. 

"Në prag të finaleve të ardhshme të kompeticioneve europiane të klubeve Europa League 2022, finales së Conference League 2022 dhe finales së Champions League 2022, UEFA u kujton tifozëve procesin e saj të biletave dhe rreziqet që lidhen me blerjen e biletave në një treg të dytë.

Të gjitha biletat për ndeshjet finale menaxhohen nga UEFA dhe u nënshtrohen termave dhe kushteve strikte që ndalojnë reklamimin, rishitjen ose transferimin e tyre të paautorizuar. Si e tillë, çdo biletë që ofrohet për shitje nga palë të treta në internet (duke përfshirë mediat sociale, tregjet dhe platformat dytësore të biletave) reklamohet në kundërshtim me termat dhe kushtet e biletave. UEFA zbaton në mënyrë aktive termat dhe kushtet e saj të biletave, duke përfshirë monitorimin e internetit, dhe do të ndërmarrë veprime (duke përfshirë anulimin e biletave) kur identifikohen reklamime të paautorizuara.

Tifozët duhet gjithashtu të jenë të vetëdijshëm se palët e treta që ofrojnë bileta për shitje në internet shpesh nuk i kanë në posedim biletat që ata pretendojnë se i kanë për t’i shitur, pavarësisht se kërkojnë çmime të tepruara për bileta të tilla.

Për më tepër, UEFA është e ndërgjegjshme se kërkesa për biletat e ndeshjeve finale mund të rezultojë në hyrjen e biletave të falsifikuara në tregun dytësor, siç ka ndodhur në finalet e mëparshme. Tifozëve u bëhet me dije që çdo biletë e tillë e falsifikuar nuk mund t’u garantojë hyrjen në stadiume. Shitja e biletave për publikun e gjerë kryhet ekskluzivisht nga UEFA. Skuadrat që kanë arritur në finale kanë marrë edhe një pjesë të biletave për finalen e tyre përkatëse dhe janë në proces shitjeje për tifozët e klubeve finaliste. Tifozët e ekipeve pjesëmarrëse këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt klubet për informacione të mëtejshme mbi proceset e shitjes së biletave për tifozët e tyre.

Teksa UEFA e kupton se do të ketë tifozë që nuk kanë pasur sukses në aplikimin e tyre për të blerë bileta, njëkohësisht i këshillon fuqimisht këta tifozë të mos udhëtojnë në finale pa bileta ose të blejnë bileta në tregje dytësore. Për të garantuar sigurinë e tifozëve, mbajtësit e biletave duhet të jenë të vetëdijshëm se në finale do të kryhen kontrolle dhe autoritetet lokale në qytete do të marrin masa kundër rishitjes së paautorizuar të biletave", thuhet në njoftim. 

Ndeshja e vlefshme për Conference League do luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ me datë 25 maj. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se janë shitur 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total për Romën dhe Feyenord, 4 mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën u vunë dispozicion 8500 bileta u blenë nëpërmjet faqes së UEFA-s në një kohë rekord.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet