UEFA 'tërbohet' me federatën italiane për Juventusin, Ceferin takim me Gravinën! Kërkohet dënim më i rëndë

UEFA 'tërbohet' me federatën italiane për Juventusin, Ceferin takim me Gravinën! Kërkohet dënim më i rëndë

Ceferin dhe Gravina

Gjatë finales së Europa League në "Puskas Arena" të Budapestit mes Romës dhe Sevillas, u zhvillua një takim mes presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Gjithçka lidhet me dënimin e Juventusit, me UEFA-n që duket se kërkonte dënim më të rëndë dhe se si argument ishte fajësia e Zonëjs për pagat dhe tatimet.

UEFA vazhdon të hetojë bardhezinjtë, teksa organi më i lartë evropian i futbollit shprehu pakënaqësinë me marrëveshjen e pranimit të fajësisë së Juves dhe akordin me Federatës, duke u dënuar me 718 mijë euro gjobë për pagat në "të zezë". UEFA po heton sjelljen josportive të klubit të Juventusit, i cili mund të përjashtohet nga kupat evropiane. Dje u dëgjua edhe një delegacion i Juventusit për të kërkuar shpjegimin e fakteve në funksion të vendimit përfundimtar që pritet në qershor. Rreziku që Juventusi të përjashtohet nga Kupat është i lartë duke pasur parasysh sjelljen mashtruese dhe parregullsinë e llogarive financiare.

Ceferin duket se nuk do të mbajë mëri ndaj bardhezinjve. Numri një i UEFA-s priste një kthesë nga Zonja për çështjen e Superligës, e cila nuk mbërriti kurrë edhe për shkak të pozicionit të pronarëve të rinj në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së. Ndeshja mes Juves dhe Ceferinit do luhet pas pak ditësh dhe me siguri do mësojmë nëse Zonja e Vjetër do të mund të marrë pjesë në kompeticionet evropiane apo jo.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/07/2023 12:43

    CEFERIN KA HARRUAR NJE PARTICOLARE, QE MAFIA EKZISTON EDHE NE FUTBOLLIN ITALIAN ,DHE E KA EMRIN RUBENTUS,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat