Ujërat e zeza 'pushtojnë' rrugët e fshatit Goskovë, banorët: Frikë nga përhapja e epidemisë (VIDEO)

Ujërat e zeza janë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e Goskovës në Korçë. Për shkak të mungesës së kanalizimeve, ato vërshojnë në rrugët e fshatit. Veç erës së keqe favorizuar edhe nga temperaturat e larta, banorët i druhen përhapjes së infeksioneve dhe epidemive.

Ne kemi një kanal atje dhe nuk ke ku të hedhësh këmbët nga pisllëqet. Ku mos të sëmuresh. Ka shumë kohë, vite të tëra nuk është marrë asnjë masë”, u shpreh një banore.

Pavarësisht se kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin pranë bashkisë së Korçës, problemi nuk ka gjetur zgjidhje.

“Ujërat e zeza janë skandal. Nuk ka vënë dorë fare shteti. I tërë ujit i fshatit është me ujëra të zeza", tha një banor.

Fshati me rreth 1200 banorë dhe vetëm 9 km larg Korçës mesa duket e ka ende të largët ditën kur do të shpëtojë nga ujërat e zeza. Administratori i njësisë vendore, Erion Demiras tha në një bisede telefonike se nuk ka asnjë projekt për kanalizimet në këtë fshat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/07/2020 22:35

    Mbidhuni nje dite te gjithe bashke dhe pastroini vet kanalet ,rregulloini e mbuloini.Mos prisni me nga shteti se jeni ne kapitalizem tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë