Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit! Banorët: Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet

Lini i Pogradecit vuan ende mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza edhe pse është ndër fshatrat turistik më të vizituar në vend. Siç tregojnë vendasit ujërat e zeza derdhen në liqen ose në gropa septike.

“Liqeni është i ndotur nga ujërat e zeza. Kur kemi qenë të vegjël laheshim në liqen tani s’lahemi dot”, tha një i moshuar.

“Ka qenë Rama para tre vitesh dhe i kam thënë: z.Kryeministër ujërat e zeza të Linit derdhen në liqen. Del nevoja përsipër, lahen hajvanët në liqen! Më tha do vendosim kolektorë. Asgjë nuk bëri! Fjalën e mirë, gurin në torbë”, tha një banor.

“Unë kam gropë septike ne shtëpi, por ka të tjere që i derdhin në liqen, prandaj kërkojmë të bëhen kanalizimet në gjithe fshatin se janë 120 familje këtu. A ka më turp, ja si është ky vend si Venecia”, tha një banore.

“A ka më turp, ujërat e zeza në liqen?! Ne’kemi ç’bëjmë se nuk kemi mundësi ekonomike t’i rregullojmë vetë. I bëjmë thirrje shtetit të vërë dorë, mos t’i mbyllë në bodrum ankesat e popullit”, tha një grua e moshuar.

Gafur Avdullari kryeplaku i fshatit Lin e përshkruan gjendjen “katastrofike”, teksa tregon dhe impaktin negativ tek turistët e huaj.

"Turistët janë të kënaqur me natyrën dhe mikpritjen, por kur dalin në liqen lebetiten”, tha Gafur Avdullari.

Projekti për shtrirjen e kanalizimeve është shtyre tre herë, teksa kanë marre premtimin e rradhës se punimet do fillojnë në shtator.

"Kryeministri premtoi se do të bëhen kanalizimet, por ende nuk janë bërë. Është shtyrë tre here projekti, tani na kanë dhënë se ndoshta nis puna në shtator. Po presim!”, shton kryeplaku i Linit.  

Edhe zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit jashtë kameras thanë se investimi për kanalizimet e banesave pritet të kryhet brenda vjeshtës së këtij viti. Ndërsa hotelet dhe bujtinat në bazë të vendimit të qeverisë duhet të kryejnë investime për impiantet e përpunimit të ujrave të zeza me buxhetet e tyre. Në total në gjithë bashkinë e Pogradecit janë 120 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 19/06/2024 07:48

    Lek per gropa septike nuk kan por per te çuar dy kate shtepine e tyre kan gjithmone

    Përgjigju
  • Iris: 19/06/2024 01:18

    /Or tej/,ju kujtohet ai i huaji,cfare ishte hollandez,anglez,apo belg,se nuk me kujtohet,qe beri nje leter te hapur ne media per gjendjen e spitaleve? Ju kujtohet sa ja /peshuan/ fjalen? Ju kujtohet reagimi i ministrise,apo drejtorise te spitalit? Ketyre po u vjen gjermani po ju pastron me parate e tija lumenjte, e as skuqen,as zverdhen!

    Përgjigju
  • Lala: 18/06/2024 18:49

    Beni gropa skeptike.katunar te trash QE ndertoni pa hesap e llogari.se kjo gjendje esht rrjedhoj e 30 viteve QE se KENI rrejt per m.. QE derdhnit ne liqen.qeveria do mashtroj dihet por Ju vet e KENI fajin QE liqeni esht ne Kette gjendje

    Përgjigju
  • Or tej: 18/06/2024 18:22

    Paguani ndonje turist qe te dale e te ankohet se vetem atyre u peshon fjala or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Ose: 19/06/2024 06:02

      Ose ndonjë nga këta punëtorët e huaj që nuk kanë asnjë ankesë

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg