Ujësjellësi i Sinecit, banorët protestojnë, kryebashkiaku: Gjykata s'ka pezulluar punimet! Protestë edhe në Elbasan kundër bazës ushtarake për tokat: S'kemi tapi, e punuam 30 vite

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të ujësjellësit që do të shfrytëzojë ujin e burimit natyror të Sinecit. Ata kanë paditur bashkinë me pretendimin se punimet po kryhen në zonë të mbrojtur.

"Punimet në Sinec vazhdojnë, kanë çarë edhe shkëmbin. Nëse vendimi i gjykatës nuk do jetë në favorin tonë do e çojmë në kushtetuese dhe në Strasburg. Nuk duan të bëjnë ujësjellës por impiant për ujë me bidona që ta shesin. Këtu janë të përfshirë ‘Salillari’ dhe deputetët Ermonela Felaj e Blendi Klosi", thanë banorët.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se çështja është në proces gjyqësor dhe se vendimi pritet të jepet më datë 3 qershor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Sipas tij, me anë të një vendimi të ndërmjetëm, gjykata ka lejuar vazhdimin e punimeve për ujësjellësin e Sinecit.

Rreth 40 familje në Mengël të Elbasanit kanë protestuar para bazës ushtarake. Ata pretendojnë se toka që kanë shfrytëzuar prej 30 vitesh me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim (AMTP) të ndarë me ligjin 7501, tashmë i ka kaluar ushtrisë.

"Ne jemi me 7501-shin asnjëherë nuk i kemi marrë tapitë as në shtëpinë tona as për tokat. Tapi toke nuk kemi! Këtu kanë qenë kullota dhe ushtria ka pjesën e vet që s'ka lidhje me ne. Ne na ka dhënë leje komuna dhe pyjorja për ta shfrytëzuar. Shumica e banorëve mbahen me ato ullinj. Tani vjen ushtria, nuk thotë asgjë shkon e ngul shtyllat dhe nuk na lejon të hyjmë. Të paktën të bëjnë transparencë", thanë ata.

Kryetari i njësisë administrative Labinot Fushë Astrit Hazizi thotë se moralisht banorët kanë të drejtë , por ligjërisht jo.

"Kanë qenë tokë shtet dhe banorët e kanë punuar per shume vite.. Kam fol me komandantin e ushtrisë si po veprohet dhe më tha kemi hartat jemi në tokën tonë", Astrit Hazizi kryetar i njësisë administrative Labinot Fushe.

Ministria e Mbrojtjes e kontaktuar nga Report TV nuk preferoi të flasë për projektin por tha se kjo tokë e pretenduar nga banorët është pronë e ushtrisë.  

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasanlliu: 23/05/2022 16:03

    Banoret e Menglit jane zaptues te tokave te qytetareve. Kane ardhur te gjithe nga fshati Godolesh, por nuk ngopen duke zaptuar fara e keqe.

    Përgjigju
  • Iris: 18/05/2022 23:41

    Akoma vazhdoni me /Toka i takon kush e punon/?! Po te paret tane qe e kane blere me flori? Keta kujtojne se nga qe i punojne, automatikisht dhe i zoterojne?! Iku koha e xhaxhit Enver dhe xhaxhit Sali dhe ligjeve te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve! Qeveria mekanizma lehtësues për investimet në Shqipëri