Uji i ftohtë në Tepelenë, ndalesa e çdo vizitori në jug, tregtarët: Problem mbetet parkimi i automjeteve

Uji i ftohtë në Tepelenë është një nga zonat me atraktive me peizazhin piktoresk dhe burimin që të fal qetësi dhe freski në këto ditë të nxehta korriku. Kush udhëton drejt jugut të Shqipërisë nuk mund të mos ndalojë tek ky burim.

Në këtë zonë ka subjekte shërbimi ndërsa të shumtë janë shitësit ambulantë që tregtojnë bimë medicinale si mjaltë apo peshk të freskët. Sipas tyre ky sezon turistik duket premtues, por një problem i mbartur nder vite për ta është parkimi i automjeteve.

"Në korrik gusht që ka fluks mungon parkimi, por është shumë problem. të gjithë kërkojnë të ndalojnë këtu por nuk gjejnë vend. Njerëzit duan të ndalojnë për kafe dhe për të blerë produkte bio", tha në tregtarët.

Lidhur me këtë shqetësim, përgjegjësi i turizmit pranë Bashkisë së Tepelenës Aleksandër Toti pohon se ky është një problem i vjetër që po mundohen t'i japin një zgjidhje dhe se projektet nuk mungojnë.

"Ka disa investime që  po zhvillohen së fundmi edhe në zonën e Ujit të Ftohtë. Ne po planifikojmë rehabilitimin dhe jemi në fazën e hartimit të projektit që do e paraqesim në qeveri", tha Aleksandër Toti.

Uji i Ftohtë është një mrekulli e natyrës dhe vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Tepelenë.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion

Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion