Uji i ndotur dhe i papërdorshëm për konsum, banorët e Postribës protestojnë: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg! Drejtori i kanalizimeve Shkodër: Kemi gjetur zgjidhjen

Banorët e Postribës  protestuan sot përpara ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër për sa i përket ujit të pijshëm  i cili sipas tyre është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur, problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Banorët mbanin pankarta “O drejtësi, o revoltë” në duar ku kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.

Protestës iu bashkua edhe administratori i njësisë Postribë, Altin Shabaj i cili u shpreh se duhet një ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problemi.

Banoret i kanë bërë thirrje Bashkisë pushtetit vendor e me radhë sipas hierarkisë kush ka hedhur firmën e  deri te ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka që ta kthejë mbrapsht këtë leje që sipas tyre është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Me një shishe me ujë të turbullt, një prej banorëve të zonës ka treguar rreth situatës së vështirë në të cilën gjenden.

“Jam banor i fshatit, ky është ujë që ne konsumojmë. Ne jemi këtu që të ndërhyjë prokuroria, nëse nuk reagon do të shkojmë në SPAK, nëse as SPAK nuk na dëgjon do të shkojmë deri në Strasburg. Është fundi, nuk ka më tolerime, nuk durojmë më.”, tha ai.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes ujësjellës kanalizime Shkodër Mark Molla I ka premtuar banorëve se në verën e këtij viti do të ndërhyhet rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit, ndërsa ka thënë se lejet për shfrytëzimin e gurores pranë ujësjellësit nuk janë në kompetencë të kësaj drejtorie

“Ka një problem, që bashkon ujin e përroit me burimin, por ne kemi dalë në terren për të gjetur një zgjidhje teknike optimale.”, u shpreh, Mark Molla Drejtor i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Edhe më herët banorët e Postribës kanë denoncuar këtë fenomen ndërsa pak ditë më parë në shenjë proteste ata bllokuan rrugën tek Ura e Mesit për afro 1 orë .

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat