Ukrainë, mbahet raundi i parë i
bisedimeve, pro-rusët s'marrin pjesë 

Ukrainë, mbahet raundi i parë i<br />bisedimeve, pro-rusët s'marrin pjesë 
KIEV - Udhëheqësit politikë dhe rajonalë të Ukrainës zhvilluan raundin e parë të bisedimeve për t’i dhënë fund krizës së gjatë në vend, por separatistët pro-rusë nuk morën pjesë.

Presidenti i përkohshëm Oleksandr Turchynov, i cili hapi takimin ku merrnin pjesë edhe ndërmjetës ndërkombëtarë, u shpreh se Kievi ishte gati të dëgjonte rebelët, por tha se më parë ata duhet të ulnin armët.

Turchynov theksoi se autoritetet ukrainase janë gati për dialog dhe reforma të thella administrative për të zbutur tensionin në lindje, i cili u përshkallëzua përsëri ditën e martë pas vrasjes së shtatë ushtarakëve ukrainas në një sulm të rebelëve antiqeveritarë.

Gjatë bisedimeve diplomati gjerman, Walter Ischinger, i cili ishte ndërmjetësi i bisedimeve, theksoi se zgjedhjet presidenciale të 25 majit ishin një prej prioriteteve kryesore të Ukrainës. Raundi tjetër i bisedimeve mbarëkombëtare është planifikuar të mbahet ditën e shtunë në Donetsk.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale