VIDEO/ Forcat ukrainase shkatërrojnë me dronë anijen raketore ruse 70 mln $
Foto nga momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë me dronë anijen raketore ruse
Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ivanovets, një anije e vogël luftarake, mori “goditje të drejtpërdrejta” gjatë natës, pas së cilës u mbyt, tha inteligjenca ushtarake.
Ajo ka publikuar pamjet video që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh. Nuk ka asnjë reagim për incidentin nga autoritetet ruse. Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.
Disa veçori të dukshme në anije sipas videos ukrainase përputhen me ato të Tarantul, ose Projekti 12411, një klasë anije raketash të operuara nga marina ruse dhe të tjera, të cilës i përket Ivanovets.
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se anija u shkatërrua nga ushtarët e njësisë së saj speciale “Grupi 13” në liqenin Donuzlav, një gji me ujë të kripur në anën perëndimore të gadishullit të Krimesë, i cili strehon një bazë detare.
“Si rezultat i një sërë goditjesh direkte, anija ruse pësoi dëmtime të mëdha që pengonin lëvizjen e mëtejshme. Ivanovets u mbyt”, shkroi Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës në Telegram.
Një operacion rus i kërkim-shpëtimit në zonë ishte i pasuksesshëm. BBC shkruan anija kishte një vlerë prej 60-70 milion dollarë. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme Olexander Scherba e përshkroi sulmin si “mbresëlënës”.
“Në orën 03:45 ishte goditja e parë dhe në 04:00 i gjithë ekuipazhi u evakuua. Kështu që nuk kishte asnjë shans që kjo anije të shpëtohej", tha ai për BBC.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
33.3%
-
Të gabuar
56.5%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev! Rusia bombardon Kharkivin
14 Maj, 08:22
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Këngëtaret ukrainase në Eurovision me mision për rindërtimin e një shkolle
11 Maj, 10:51
-
Lufta/ SHBA gati një paketë të re me vlerë 400 milionë dollarë për Ukrainën! Zelensky: Faleminderit Evropë që jeni pranë nesh
10 Maj, 07:52
-
Zelensky: Ukraina ka nevojë për më shumë armë, nëse i kemi ndalim forcat ruse të përparojnë në Lindje
9 Maj, 17:06
-
Lufta/ Vrasja e Zelenskyt supozohej të ishte ‘dhurata’ për Putin! Sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë, raketa dhe dronë kundër qyteteve
8 Maj, 07:29
-
Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus
6 Maj, 21:16
-
Lufta në Ukrainë/ Xi Jinping nga Parisi: Mos përdorni luftën në Ukrainë për një Luftë të re të Ftohtë! Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë
6 Maj, 07:51
-
Cameron në Kiev: Ukraina mund të bombardojë territorin rus me armë britanike
4 Maj, 08:32
-
Lufta në Ukrainë/ Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve! Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të
4 Maj, 07:45
-
Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
3 Maj, 12:31
-
Lufta/ Kremlini: Deklaratat e Macron e Cameron rrezikojnë të përshkallëzojnë situatën me Europën! Ushtria e Kievit: Situata në front po përkeqësohet
3 Maj, 08:10