Ukraina mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

Ukraina mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

Foto ilustruese

Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin elektrik të Ukrainës, miliona ukrainas kanë mbetur në terr. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nga këto sulme janë prekur shumë rajone, dhe paralajmëroi gjithashtu se rreth gjysma e Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim. Ai tha se inxhinierët veçse kanë nisur punën për të riparuar linjat elektrike të goditura nga sulmet. Deri tani nuk janë raportuar viktima. Ndërsa katër persona u vranë në sulmet e së hënës.

Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ignat, i tha Radios Evropa e Lirë se më 5 dhjetor mbrojtja ajrore ka arritur të godasë mbi 60 nga 70 raketat e lëshuara. Ai tha se 38 raketa u lëshuan nga bombarduesit Tu-95, që gjenden të stacionuar në rajonin e Detit Kaspik dhe në rajonin jugor rus të Rostovit. Ky rajon gjendet në kufirin lindor të Ukrainës. Ndërkaq, 22 raketa të llojit Kalibr, sipas tij, u lëshuan nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Në fund të nëntorit Zelensky tha se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit. Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Marrë nga REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky viziton Donbass! Sulm me dron në rajonin Kursk të Rusisë! Hungaria bllokon 18 miliardë kredi të BE-së për Kievin


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS