Ukrainë, edhe Donetsku kërkon t'i
bashkohet Rusisë njëlloj si Krimea

Ukrainë, edhe Donetsku kërkon t'i<br />bashkohet Rusisë njëlloj si Krimea
UKRAINE - Republika Popullore e Donetskut ka shpallur pavarësinë e saj dhe i ka kërkuar Moskës të njohë bashkimin e saj me Rusinë. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Këshillit rajonal të Donetskut.

Gjatë ditës, separatistët prorusë lajmëruan për një fitore të thellë në referendumin e së dielës me 89% të votave në favor të vetëqeverisjes. Edhe në qytetin e Luhanskut, përfaqësuesit prorusë flisnin për një rezultat mbi 94% të votave në favor të ndarjes nga Ukraina. Reporterët e BBC në qendrat e votimit raportuan skena kaotike gjatë procesit, ku mungonin kabinat e votimit dhe regjistrat elektoralë.

Referendumi i së dielës u mbajt, megjithë thirrjen e Presidentit rus Vladimir Putin për ta shtyrë, në mënyrë që të krijoheshin kushtet e nevojshme për dialog. Nga ana tjetër, Ukraina e quajti votimin një farsë kriminale të organizuar nga Rusia, kurse BE dhe SHBA e quajtën të paligjshëm.

Ndërkohë Presidenti i "Gazprom", Aleksey Miller tha në një konferencë për shtyp se nëse Kievi nuk paguan faturat e gazit deri më 2 qershor, atëhere do të ndërpresë furnizimet me gaz për Ukrainën. Sipas tij, Kievi ka mbledhur një broxh prej 3.5 miliardë dollarësh ndaj "Gazpromit", që është i barabartë me furnizimin vjetor të gjigandit të naftës për Poloninë.

Redaksia online
(arsh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj