Ulen tensionet Francë-Turqi, Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht

Ulen tensionet Francë-Turqi, Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një letër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan duke i shpjeguar se ai dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet. Duke shpjeguar se Erdogan pranoi kërkesën e Macron për një takim, Çavuşoğlu tha se së shpejti do të zhvillohet një takim midis dy udhëheqësve përmes videokonferencës.

Presidenti i Turqisë hodhi vetë hapin e parë duke i dërguar një letër Macron-it për t’i uruar vitin e ri apo dhe për të shprehur ngushëllimet për sulmet terroriste në Francë dhe më pas Macron i ka kthyer përgjigje për qetësim të marrëdhënieve mes tyre, duke e filluar letrën me ‘’I dashur Taip’’ në turqisht.

Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë si dhe sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamë.

Nga ana tjetër Erdogan e fyeu publikisht Macronin duke thënë se ka nevojë për ‘trajtim mendor’. Franca mori menjëherë vendimin për të tërhequr ambasadorin francez nga Ankaraja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen