Çmimi i naftës bie për të katërtën herë brenda një jave! Nga sot shitet me 243 lekë/litër, ulet edhe benzina me gazin

Çmimi i naftës bie për të katërtën herë brenda një jave! Nga sot shitet me 243 lekë/litër, ulet edhe benzina me gazin

Foto ilustruese

Ulet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit! Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije çmimet e reja të karburanteve të vendosur nga Bordi i Transparencës dhe duke nisur nga dita e sotme, nafta do të shitet me 243 lekë/litër nga 249 që ishte. Brenda një jave, është ulur katër herë cmimi i naftës.

Më 23 qershor zbriti në 258 lekë/litër nga 261 që ishte më parë. Më 28 qershor zbriti në 255 lekë/litër. Më 29 qershor zbriti në 249 lekë/litër ndërsa sot arriti në 243 lekë/litër.

Vihet re se ka ulje të çmimit të benzinës me 7 lekë dhe zbritje me 2 lekë të çmimit të gazit. Benzina do të shitet me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër. Sa i përket kritikave se Bordi i Transparencës vendos çmime më të larta se sa janë në bursë, ministrja e Financave thotë se nuk ka pasur asnjëherë çmime të ndryshme nga bursa.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

                         Ishte                     Bëhet
Nafta           249 lekë/litri           243 lekë/litri           
Benzina      242 lekë/litri            235 lekë/litri           
Gazi            83 lekë/litri              81 lekë/litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës