Ulet me 53% stoku i parimbursuar i TVSH-së! Janar-Mars 2021 u rimbursuan 7.54 mld lekë TVSH

Administrata tatimore po shkon drejt shlyerjes së detyrimit të rimbursimit të TVSH-së për bizneset në vend. Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e parë të këtij viti janë rimbursuar gjithsej 7,54 miliard lekë.

Pjesa më e madhe e rimbursimit shkoi për bizneset e mëdha, më të cilët është arritur një marrëveshje për shlyerje me këste. Konkretisht rreth 4,45 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj dhe mbi 3 miliardë lekë shkoi për rimbursimin e bizneseve të vogla për 277 kërkesa.

Gjatë tremujorit të parë të 2021, janë regjistruar 436 kërkesa për rimbursim, nga 292 që ishin ne tremujorin e parë 2020, me vlerë rreth 4,81 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 319 kërkesa me vlerë rreth 3,78 miliard lekë dhe 117 kërkesa me vlerë rreth 1,03 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Në fund të tremujorit të parë të 2021, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 5,92 miliard lekë, duke shënuar një rënie me 53 % krahasuar me stokun në fund të tremujorit të parë 2020 dhe një rënie me 40 % krahasuar me stokun ne fund të tremujorit paraardhës. Stoku i rimbursimit të TVSH pritet të zerohet brenda këtij viti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën