Ulet numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë, sot vetëm 8 raste pozitive

Tetë janë rastet e reja me COVID-19 për sot në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 200 testet e kryera në 24 orët e fundit vetëm 8 tamponë kanë rezultuar pozitive me COVID19.

Për t'u evidentuar është fakti se prej 3 javësh nuk kemi humbje jete, ndërkohë që 79% e personave të prekur tashmë janë shëruar. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

Testime totale                         14459

Testime molekulare                    13133

Testime serologjike                    1326

Raste pozitive                          989

Raste të shëruara                     783

Raste Aktive                            175

Humbje jete                                          31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            62

Durrës           50

Krujë             27

Shkodër         10

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • derri: 23/05/2020 22:56

    Berati zone e gjelber qe ka te infektuar aktiv sa me shume se Shkodra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete